13.8 C
Prizren
E hënë, 29 Maj, 2023

Refuzohet padia në rastin ku paditësi pretendonte se SHSKUK-ja përzgjodhi kundërligjshëm drejtoreshën e Spitalit në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, e ka refuzuar padinë në rastin ku paditësi L.G, pretendonte se SHSKUK ka përzgjedhur kundërligjshëm drejtoreshën e Spitalit “Daut Mustafa” në Prizren.

Në aktgjykimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se kërkesëpadia e paditësit L.G është refuzuar në tërësi si e pabazuar.

“Refuzohet në tërësi si e pabazuar kërkesëpadia e paditësit L.G nga Prizreni, me të cilën ka kërkuar që të “Anulohet konkursi publik për pozitën drejtor i Spitalit të Përgjithshëm “Primarius dr. Daut Mustafa” në kuadër të SHSKUK-së, si i kundërligjshëm”, thuhet në aktgjykim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në arsyetimin e aktgjykimit thuhet se, gjykata me vlerësimin e pretendimeve të palëve ndërgjygjëse dhe provave të nxjerra, me kujdes ka çmuar secilën provë veç e veç dhe ka gjetur se kërkesëpadia e paditësit është e pabazuar.

Sipas aktgjykimit, komisioni përzgjedhës e ka bërë në mënyrë të drejtë zgjedhjen e kandidatëve, pasi që në rastin konkret kandidati që i ka plotësuar kushtet më së miri ka qenë N.A-H, e cila në total ka mbledhur 81.6 pikë, kundrejt paditësit i cili ka mbledhur 75 pikë.

Tutje, në aktgjykim thuhet se, pretendimet e paditësit se e përzgjedhura në pozitën e drejtorit N.A-H nuk e plotëson kriterin pasi që nuk ishte e punësuar brenda SHSKUK-së janë të pabazuara, për faktin se sipas nenit 62 paragraf 6 të Ligjit për Shëndetësi, nuk paraqitet pengesë fakti se e përzgjedhura nuk ka qenë në marrëdhënie pune më herët në SHSKUK.

“Në rrethana të këtilla, rezulton se përzgjedhja e kandidates nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, është bërë edhe duke i respektuar kriteret e nevojshme të parapara me 67 dhe 68 te Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, në mbështetje të nenit 13 paragrafi 5 dhe nenit 18 të Statutit të SHSKUK-së”, thuhet në aktgjykim.

Sipas aktgjykimit, secila palë bart shpenzimet e veta, konform nenit 450 të Ligjit për Procedurën Kontestimore (LPK).

Ndryshe, me padinë e parashtruar më 29 qershor 2022, paditësi L.G, ka kërkuar anulimin e konkursit publik të shpallur nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Në padi thuhet se, e paditura ka shpallur konkursin publik me numër protokoli 674 të datës 07 mars 2022 për pozitën Drejtorë i Spitalit të Përgjithshëm “Primarius Dr.Daut Mustafa” në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitarë i Kosovës (SHSKUK). Pas procedurës së konkurimit me njoftimin me numër protokoli 1518 të datës 01 qershor 2022 për pozitën drejtor është përzgjedhur kandidatja N.A. – H.

Sipas padisë, në rastin konkret e përzgjedhura nga komisioni përzgjedhës si kandidatë fitues N.A.-H. nuk ka plotësuar këtë kriter ngase nuk ka punuar në kuadër të SHSKUK-së por ka punuar në sektorin privat si stomatologe, andai në këtë drejtim vendimi i komisionit përzgjedhës është i kundërligjshëm.

============================================================
Një ndër tipet e banesave në kompleksin “Parku”.
Bëhu me banes në zemër të Prizrenit pranë Lumbardhit dhe Parkut!
#quality #contrucion #design #park
www.renelualtahiri.com
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i divan dhe dhomë ndenjjeje

 

Tutje, në padi thuhet se, paditësi i cili ka konkurruar në këtë konkurs i plotëson të gjitha këto kushte, të cilat fakte vërtetohen nga kontrata e punës, ku i njëjti ka qenë kryeshef i sektorit për monitorim dhe vlerësim të cilësisë së punës në SHSKUK.

Në fund, padia thotë se kandidati i vlerësuar nga komisioni i pranimit duhet të kaloj pragun minimal të 70% të pikëve të përgjithshme të vlerësimit, që në rastin konkret paditësi ka kaluar këtë prag pasi që ka pasur 75 pikë mirëpo edhe përkundër faktit se paditësi ka plotësuar kriteret e përgjithshme dhe ato të posaçme nuk dihet se cili ka qenë vlerësimi profesional i komisionit që përfshinë vlerësimin e njohurive, aftësive dhe cilësive profesionale të kandidatëve siç parashihet në nenin 40 par.5, pika 5.2 të ligjit për zyrtar publik./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Sulmohet me raketa spitali në Dnipro të Ukrainës, vdesin dy njerëz e plagosen 23 të tjerë

  Të paktën dy persona janë vrarë dhe 23 janë plagosur në një sulm me raketa në një klinikë mjekësore në qytetin lindor të Ukrainës,...

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes e vajzës, arrestohet prizrenasi

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj gruas dhe vajzës së tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari...

E kërkon MIlani

Lajmet e Fundit