12 C
Prizren
E shtunë, 26 Prill, 2025

Rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm në Dragash pas sanimit të defektit në gypin kryesor

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren njofton se, pas një angazhimi maksimal nga ekipi i mirëmbajtjes së Njësisë Operative në Dragash, është arritur të lokalizohet dhe të sanohet defekti i paraqitur në gypin kryesor të ujësjellësit, pranë stacionit të autobusëve, raporton PrizrenPress.

Si rezultat i punës intensive të ekipeve teknike, në kushte të vështira terreni, furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Dragashit është rikthyer në normalitet.

“Pas një angazhimi maksimal nga ekipa e mirëmbajtjes së Njësisë Operative në Dragash, u arrit të evidentohet dhe të sanohet defekti dhe të rikthehet furnizimi normal në qytetin e Dragashit”, bënë të ditur kompania./PrizrenPress.com

Më Shumë

Distria Krasniqi kampione e Evropës për herë të tretë

Distria Krasniqi ka fituar titullin e kampiones së Evropës për herë të tretë në karrierën e saj. Medalistja e dyfishtë olimpike, fitoi medaljen e artë...

Java Evropiane e Imunizimit, Spitali i Prizrenit thekson rëndësinë e vaksinimit

Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren në kuadër të Javës Evropiane të Imunizimit ka theksuar rëndësinë e vaksinimit për mbrojtjen e shëndetit individual...

Lajmet e Fundit