22.8 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025

Rrëzohet rrapi shekullor, dëmtohen 4 vetura

Rënia e një rrapi shekullor, dëmton 4 automjete. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në periferi të qytetit të Fierit, në rrugën me drejtim qytetin bregdetar të Vlorës.

Rruga në të dyja anët e saj është me rrape shekullor. Një prej tyre ka rënë pranë disa makinave duke shkaktuar dëme tek 4 prej tyre.

Rrapi ka rënë gjatë orëve të para të mëngjesit duke bllokuar edhe rrugën. Policia e zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje duke mundësuar lirimin e këtij aksi rrugor.

Rrapet e Fierit, të shpallur monumente natyre, vazhdojnë të jenë rrezik i përhershëm për shkak të vjetërsisë së tyre.

Më Shumë

Presidenca mbështeti “Marshin e Paqes” në përkujtim të viktimave të Srebrenicës

Dje, në përvjetorin e 30-të të gjenocidit në Srebrenicë, nën përkujdesjen e organizatës kulturore “Sarski Behar”, u mbajt në Prizren “Marshi i Paqes”, një...

Prizren, një person gjendet pa shenja jete

Një burrë është gjetur pa shenja jete sot më 10.07.2025 në shtëpinë e tij në rrugën “Janina” në Prizren. Policia e Kosovës ka bërë të...

Lajmet e Fundit