-2.2 C
Prizren
E diel, 21 Nëntor, 2021

Rriten edhe çmimet e barnave, 35 mjekë lënë sektorin publik për atë privat

Më rritjen e çmimit të produkteve ushqimore janë rritur edhe çmimet e barnave, kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.

Doktor Sejdiu, tha se për këtë arsye duhet të kalojë menjëherë Ligji i pagave dhe të bëhet rishikimi i buxhetit para se të aprovohet në Kuvend.

Sipas tij, mbi 35 mjekë vetëm gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë lëshuar nivelin publik dhe kanë filluar punën në privat.

“Normal që nuk është e përballueshme. Po shohim që të gjitha çmimet po rriten. Me siguri që edhe kostoja e materialeve harxhuese rritet automatikisht bie fuqia e buxhetit që është me limituar dhe rezulton me një mungesë dhe automatikisht ata duhet të orientohen në spitale private të cilat prapë e ngrisin çmimin dhe për shkak të kësaj pësojnë pacientët. Dhe në anën tjetër destimulim komplet”.

“Unë mendoj Ligji i pagave duhet të kalojë dhe menjëherë të bëhet rishikimi i buxhetit para se të aprovohet në kuvend dhe të shikohet stimulimi dhe rregullimi i kësaj çështje. Kemi një fenomen që mbi 35 mjekë vetëm gjashtë muajt e parë kanë lëshuar nivelin publik dhe kanë shkuar në privat. Në QKUK i kemi 50 anesteziolog”, tha Sejdiu.

Ndërsa, udhëheqësi i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Besim Kodra tha se çmimet e larta dhe mungesa e barnave esenciale, janë ankesat më të shpeshta të pacientëve.

Sipas Kodrës, Qeveria e Kosovës duhet të marrë masa në mënyrë që të parandalojë një rritje të tillë.

“Aktualisht nuk kemi pranuar ndonjë ankesë të veçantë se çmimi i barnave është rritur, mirëpo kemi ankesa të vazhdueshme nga ana e pacientëve për çmimet e larta të barnave. Nëse kemi një rritje në bazë të çmimeve të përgjithshme atëherë kjo do ta vështirësoje qasjen e pacientëve në barna dhe sigurisht do të ndikojë në shëndetin e tyre si individë”.

“Unë konsiderojë se qeveria e Kosovës duhet të marrë masa në mënyrë që të parandalojë një rritje të tillë. E mira do të ishte që lista e barnave esenciale të jetë e plotësuar në të gjithë ata artikuj që janë elementarë për pacientë dhe pacientë nga lista esenciale e barnave të mos blejnë dhe për çmime të tjera mandej të shoh se si të subvencionohen në mënyrë që të mos ketë rritje që është e papërballueshme për pacientët”, tha Kodra.

Tutje ai theksoi se ka ankesa që deri në 7 000 mijë euro ka kushtuar trajtimi i një pacienti me Covid.

“Është njëra prej kostove më madhore që qytetarët e kanë për ta marrë kujdesin shëndetësor që po i  nevojitet. Gjendja ekonomike e qytetarëve ka ndryshuar në masë të madhe. Ne kemi ankesa që deri në 7 000 mijë euro ka kushtuar trajtimi i një pacienti me Covid”, tha ai.

“Që diku 425 euro ka kushtuar mesatarja e shpenzimeve për një pacientë që ka pasur Covid dhe kjo ka ndikuar në gjendjen ekonomike të tyre. Edhe barnat i blejnë vet dhe kjo ka goditur rëndë qytetarin e vendit”, tha ai.

Më Shumë

Aksident trafiku në rrugën Suharekë-Shtime, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksdienti trafiku sot në rrugën Suharekë-Shtime. Siç konfirmon policia për Gazetën Express, personi i lënduar...

Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë, sepse ka shfrytëzuar zanatin për të arritur qëllime të tjera

Indro Montanelli Di që shumë prej jush janë të interesuar ndaj gazetarisë dhe mjeteve të komunikimit. Unë këtë pasion fillova ta kultivoja që nga gjimnazi,...

Cahani tregon arsyet e humbjes së Mytaher Haskukës në Prizren

Naim Cahani nga Shoqëria Civile në Prizren, po vlerëson se qytetarët e kësaj komune, qenë të gatshëm për ndryshim meqë qeverisja lokale e Lëvizjes...

Florian Marku frikësohet se gruaja do të lindë gjatë meçit

Florian Marku frikësohet se gruaja e tij do të lindë gjatë kohës kur ai të jetë duke boksuar me Jorick Luisetto në SSE Arena...

Prizren: Dënohet me 1 vit e 4 muaj burgim i akuzuari pasi pranoi fajësinë se vuri në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara

Gjykata Themelore në Prizren ka shqiptuar 1 vit e 4 muaj dënim unik me burgim për të akuzuarin Amir Krasniqi, pasi që i njëjti...

VIDEO/ Berisha: Gërshërët për t’i prerë teshat e atij që bëhet kryetar i komunës i kam unë

Ish-kandidati i Nismas Socialdemokrate për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha në “Edicionin Special” ka folur për përkrahjen që kjo parti i ka dhënë PDK-së...

Përplasje e ashpër në Kuvendin e Shqipërisë [video]

Një debat në distancë mes deputetëve Ervin Salianji dhe Erion Braçe rrezikoi të përshkallëzohet në konflikt fizik mes të dyve. Gjatë fjalës së tij në...

Plagosja e dy personave në argjendarinë në Prizren, thirret konferencë

Prokuroria Themelore në Prizren ka organizuar konferencë për media lidhur me rastin e tentim-grabitjes dhe plagosjes në njërën prej argjendarive në Prizren. “Konferenca do të...

Frikë nga sulmet, Klodian Çalamanin e dërgojnë në paraburgimin e Vlorës dhe e vendosin në izolim

Pasi gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, vrasësi i tetëvjeçarit, Klodian Çalamani është dërguar në paraburgimin e Vlorës. Arsyeja e...

Vrasja për 20 euro borxh në Suharekë: Dëshmitari thotë se i ndjeri e shau dhe nuk e përshëndeti të akuzuarin

Dëshmitari Leotrim Aliaj deklaroi se tani i ndjeri Sh.K nuk ia kishte dhënë dorën për ta përshëndetur të akuzuarin Sylejman Ahmeti dhe pas kësaj...

Kishte vjedhur bankën ku punonte, hajduti identifikohet pas 52 vjetësh

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen një nga lajmet më befasuese të vitit. Ted Conrad, autori i një prej grabitjeve më të madhe...

Florian Marku i pandalshëm, e mund Luisetton

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka vazhduar me fitore në peshat e lehta. Marku arriti fitore me vendim unanim të gjyqtarëve përballë boksierit Jorick Luisetton. Prej fillimit...

49 vite nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Sot bëhen 49 vite kur hapi punimet Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Në Kongresin e Drejtshkrimit të 20 nëntorit 1972 në Tiranë të pranishëm...

Totaj: Haskuka ende s’ma ka uruar fitoren

Kryetari i sapo zgjedhur i Prizrenit, Shaqir Totaj ka thënë se kundër kandidati i tij, dhe ish-kryetari, Mytaher Haskuka ende nuk e ka uruar...

Shefi i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe: Duhet të jemi gati për luftë me Rusinë

Kreu në largim i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe ka thënë se Ushtria duhet të jetë gati për luftë me Rusinë pas...

“Sheiku i Kosovës” nga Dragashi thotë se e telefonoi Melihate Tërmkolli, tregon kërkesën që ia bëri

Xhevat Ahmeti është banori nga fshati Bresan e që i pëlqen të vishet si sheik. Ai vetes ja ka vendosur epitetin sheiku i Kosovës. Ahmeti së...

Lajmet e Fundit