10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Sa banorë kishte Kosova në vitin 1905 dhe çfarë religjioni kishin ata?

Historiani Jahja Drancolli ka publikuar një tabelë ku shihet regjistrimi i popullsisë në vilajetin e Selanikut, Kosovës dhe të Manastirit, sipas përkatësisë fetare të realizuar nga Perandoria Osmane për vitet 1905/1906, raporton Gazeta Express.

Sipas burimeve zyrtare osmane të botuara kohë më parë, apo saktësisht regjistrimit që kishte ndodhur në vitin 1905, atë kohë në Kosovë kishin jetuar 950 mijë banorë.

Prej tyre numër i madh i banorëve kishin qenë të besimit myslimanë, saktësisht, siç shihet edhe në tabelën e publikuar nga historian Drancolli, gjithsej 595 mijë banorë.

Jomyslimanë ndërkaq kishin qenë gjithsej 253 mijë persona, derisa prej tyre një numër i madh kishin qenë serbë.

“Gjendja fetare në Kosovë në fillimet e shekullit XX sipas burimeve zyrtare osmane të botuara kohë më parë: Regjistrimi i popullsisë në vilajetin e Selanikut, Kosovës dhe të Manastirit mbështetur në përkatësinë fetare i realizuar nga Perandoria Osmane për vitet 1905/1906, ilustrohet sipas tabelës së mëposhtme”, ka shkruar Drancolli./GazetaExpress/

Më Shumë

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

Bëhen të ditura terminet për ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të playoffit

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj terminet e ndeshjeve të dyta të serive gjysmëfinale të playoffit. Peja, që...

Lajmet e Fundit