19.8 C
Prizren
E shtunë, 17 Korrik, 2021

Serwer: Marrëveshja Kosovë – Serbi arrihet brenda disa muajsh

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, vlerëson se takimi i Brukselit midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit  serb, Aleksandar Vuçiq, është një sinjal pozitiv dhe se nga biseda e tyre e parë nuk duhej të kishte pritje të mëdha. Ai tha se një marrëveshje midis dy shteteve mund të arrihet brenda disa muajsh.

“Është për t’u lavdëruar që ndodhi [takimi], por nuk është mirë që ata duhet të flasin për njëri-tjetrin në një kontekst negativ. Kjo nuk kontribuon rezultatit përfundimtar, për çfarë do të duhej ata të ndryshojnë”, tha Server.

“Dialogu vazhdoi dhe ky ishte një takim brenda këtij procesi. Albin Kurti nuk ishte i përfshirë më parë në procesin me të cilin po përpiqet të njihet dhe të përcaktojë se si idetë e tij përshtaten në kontekst. Për presidentin Vuçiq, kjo është një histori e gjatë. E konsideron jetike për përparimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian – një rrugë që është shumë e ngadaltë”, tha Serwer, për Zërin e Amerikës (edicioni në gjuhën serbe).

Në të njëjtën kohë profesori eksperti dhe profesori amerikan i Universitetit “John Hopkins” në Washington, potencon se gjatë takimit të Kurti-Vuçiq nuk ka vënë re detaje që do të tregonin se një zgjidhje e mosmarrëveshjes së të dy palëve është e mundur brenda disa muajsh.

“Unë nuk e kundërshtoj marrëveshjen dhe jam shumë pro saj. Por Presidenti Vuçiq e ka bërë të qartë se ai nuk është i gatshëm të ndërmarrë hapa të guximshëm, siç është njohja e pavarësisë së Kosovës para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Serbi. Unë e marr seriozisht. Ai e ka bërë këtë plotësisht të qartë. Kur bëhet fjalë për Albin Kurti – këtu ka disa pyetje. Çfarë mund të presë të fitojë nga e gjithë kjo? Do ta shtrojë këtë pyetje dhe do të kërkojë një përgjigje adekuate për të”, tha Serwer, duke qenë  i bindur se Serbia dhe Kosova do të arrijnë një zgjidhje, transmeton Telegrafi.

“Pak kujt mund t’i kujtohet, por Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe ishin në marrëdhënie të këqija për gati njëqind vjet pas lëvizjes revolucionare në Amerikë. Sot, konsiderohet se ato kultivojnë një nga miqësitë më të forta në botë. Sigurisht, se kjo [çështja mes Kosovës dhe Serbisë] do të zgjidhet”, thotë ai, duke theksuar se disa gjëra duhet të ndodhin para kësaj.

  1. “Mendoj se shumë gjëra duhet të ndodhin para se arrihet deri te marrëveshja. Këtu veçmas mendoj në pranimin e Beogradit se e ka humbur sovranitetin mbi Kosovën. Bëhet fjalë një humbje që nuk duhet të jetë e përhershme në kuptimin që në kufijtë e saj mund të fitojë miq. Ky do të jetë një plus i madh. Nuk pres kurrë më që Beogradi ta administrojë përsëri Kosovën. Për këtë nuk mund të flitet, por mendoj se ata mund të jenë vende miqësore dhe shpresoj kështu. Nuk ka asnjë logjikë që mes tyre të ketë konflikt diplomatik ose ushtarake”, thotë Serwer, duke shtuar se kjo nuk është në interesin e dy palëve [Kosovës dhe Serbisë.

Më Shumë

Patricio zyrtarizohet te Roma

Rui Patricio është zyrtarisht lojtar i Romës. Portugezi mbërriti në kryeqytetin e Italisë dhe ka nënshkruar pasi ka kaluar vizitat mjekësore. Portieri 33-vjeçar ka firmosur...

Vazhdon inspektimi në marketet ushqimore në Malishevë

Komuna e Malishevës ka njoftuar se është duke vazhduar inspektimi në marketet ushqimore në gjithë territorin e kësaj komune. Në njoftimin për media të komunës...

“Nuk i gjej dot vajzat, s’di a janë gjallë”, babai në Gjermani kërkon ndihmë pas përmbytjeve

Të paktën 58 persona kanë humbur jetën kurse me dhjetëra të tjerë janë raportuar të zhdukur nga përmbytjet masive në Gjermani Një baba i dëshpëruar...

Në këtë vend temperaturat arritën deri në 54 gradë celcius

Deri në 54 gradë celsius kanë arritur temperaturat në Kaliforni. Shtetet perëndimore amerikane përballen me temperatura përvëluese. Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi një paralajmërim për...

Andin Hoti emërohet kryetar i delegacionit të Kosovës për bisedime për të zhdukurit

Ñë mbledhjen e Qeverisë që po mbahet këtë të mërkurë Andin Hoti është emëruar kryetar i delegacionit të Kosovës për bisedime për të zhdukurit. Kujtojmë...

BE e pafuqishme deri në verën 2022

Seremb Gjergji Bisedimet që lehtësohen nga Bashkimi Evropianë ndermjet Kosovës dhe Serbisë, në shtator do të ngecin në vend dhe BE hyne në zgjidhjen e...

26 vjet nga masakra e Srebrenicës

Bosnja e Hercegovina sot shënon 26 vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Kjo masakër është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë...

Punëtorët e ATK-së në grevë, ndërpriten shërbimet për tatimpaguesit

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës pas ngritjes së kërkesave drejtuar Ministrisë së Financave, dhe pas ripërtëritjes së dërgimit të shkresës së...

Zjarri shkrumbon sipërfaqe të mëdha të tokave bujqësore në Dubravë të Suharekës

Sot rreth orës 14:30 një zjarr i madh ka përfshirë disa hektarë të mbjella në fshatin Dubravë të Suharekës. Dëshmitarët okularë të rastit thonë për...

Mosmarrëveshje mes Duda Baljes e Emilija Rexhepit, përfshihet edhe Policia në Prizren

Më 11 korrik, në 26-vjetorin e gjenocidit të Serbisë në Srebrenicë, deputetja e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, bashkë me bashkëpartiakët...

Çeku: Nis procesi për dëmshpërblim nga Serbia për shkatërrimin e qëllimshëm të qindra monumenteve të Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka votuar themelimin e komisionit shtetëror për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës gjatë luftës...

Diaspora e gatshme t’i japë kredi Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka filluar të ofrojë bono të Thesarit për diasporën, me qëllim të orientimit të fondeve të diasporës në financime që mundësojnë...

Aktorja e njohur turke i jep fund beqarisë

Aktorja e njohur turke, Cemile Canyurt vitin e kaluar i ka dhënë fund beqarisë. Ajo u martua me Mertkan Kaya, me të cilin ishte...

Gjatë të premtes policia arrestoi 33 persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 33 persona gjatë 24 orëve të fundit. Arrestimi i tyre ka ndodhur për shkak të veprave të...

Diploma false për të siguruar viza pune, arrestohet qytetari nga Malisheva

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar në Malishevë i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti kishte siguruar diploma...

Gjykimi për korrupsion ndaj ish-drejtorëve të Prizrenit, i dëmtuari thotë se njëri nga të akuzuarit ka lidhje familjare me përfituesen e ankandit publik

 I dëmtuari Albert Doçi ka thënë se ish-drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Levent Kasemi ka lidhje familjare me përfituesen e ankandit...

Lajmet e Fundit