7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Shtëpia që kryen shumë punë në Dobërdelan të Suharekës

10941742_1586147511619323_1491679083_n-700x420Atëkohë secili kryefamiljar jepte para aq sa kishte mundësi në emër të familjes së tij, vlen të përmendet edhe kontributi i grave të fshatit të cilat dhuruan ari (lira) për ndërtimin e objektit. Kjo një gjë jo fort e zakonshme për secilën kohë që kemi kaluar.

Para se të ishte një shtëpi kulture ky vend u shërbeu moshave madhore të fshatit për të mësuar shkrim e lexim, e që në atë kohë u quajt “mejtep”.

E objekti aktual u ndërtua në vitin 1992 nga banorët e fshatit Dobërdelan (ILIRON).Atëkohë secili kryefamiljar jepte para aq sa kishte mundësi në emër të familjes së tij, vlen të përmendet edhe kontributi i grave të fshatit të cilat dhuruan ari (lira) për ndërtimin e objektit, i cili që nga ajo kohë e deri më tash shërben si Shtëpi Kulutre në katin e parë, katin e sipërm si Shtëpi Shëndeti dhe një pjesa mbrapa për një kohë shumë të shkurtër si biblotekë me një numër të vogël librash.

Ajo që filloj punën e para në këtë objekt ishte Shtëpia e Shëndetit në vitin 1994, duke ju falenderuar bashkëpunimit me Shoqatën “NËNË TEREZA”. Po për shkak të situatës politike u detyrua ta ndërpres punën në vitin 1998.

Pas luftës objekti kishte marrë dëmtime në pjesë e brendshme, po dëmtime këto të cilat u riparuan falë donacioneve të huaja dhe fondeve të Komunës.

Objekti filloi të punoj përsëri në vitin 2003, e për dallim nga para-lufta tash objekti mban emrin e dëshmorit të fshatit, “Bahri Gallapeni”.

Shtëpia e Kulturës filloi të shfrytëzohet nga fshatarët për mbledhjet e fshatit, fushata elektorale e aktivitete të ndryshme kulturore.

E shtëpia e shëndetit pasi ndërpreu punën në vitin 1998 nuk filloi së funksionuari deri në vitin 2010 por as pas një pauze kaq të gjatë nuk është bërë ndonjë zgjidhje afatgjate pasi për momentin mjeku nuk punon rregullisht por vetëm një motër medicinale është ajo që çdo mëngjes hap dyert për shërimin e banorve të fshatit.

Që nga fillimi i ndërtimit e deri në ditet e sotme për objektin u kujdes banori Avdyl Balaj i zgjedhur nga banorët e fshatit nga të cilët edhe u pagua. Gjatë viteve 1994-1998 z.Balaj bashkpunoi me Shoqatën “NËNË TEREZA” për sigurimin e medikamenteve mjeksore për banorët e fshatit edhe për mirëmabjtjen e Shtëpisë së Kulturës.

Z.Balaj në cilësinë e kujdestarit të objektit kërkon nga organet kopetente që ta ndimojnë fshatin me riparimet e Shtëpis së Kulturës pasi që kjo shtëpi ka nevojë për ulëse të reja sepse këto që i posedon nuk janë të parapara për një shtëpi kulure. Ulëset ishin dhuruar nga KFOR-i. Nevojiten edhe perdet për skenën dhe riparimi i dyerve të prapaskenës. Gjendja e keqe nuk i kurseu as edhe muret e objektit pasi kanë filluar të çahen.

Edhe pse me kushte jo fort të përshtatshme në këtë Shtëpi Kulture shfaqen programe të pasura artistike që zakonisht organizohen nga bordi i shkollës së fshatit./therandapost.com/

Më Shumë

Mbi 50 për qind të shqiptarëve të Shqipërisë nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën

Në Barometrin e Euronews Albania, ku u bënë bashkë për herë të parë në një studim të përbashkët qytetarë në Shqipëri dhe në Kosovë,...

Ti je për mua një krijesë e trishtë

Poezi e shkruar nga Cesare Pavese. Përktheu: Orjela Stafasani Ti je për mua një krijesë e trishtë një lule e përkohshme poezie që bash në çastin kur e...

Lajmet e Fundit