11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Maloku: Po vjen koha e qytetarisë aktive

Fadil Maloku-analistProfesori i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fadil Maloku, ka thënë se askush në Kosovë nuk duhet të frikësohet nga protestat paqësore.

Në këtë intervistë për “Epokën e re” Maloku ka thënë se Kosovën nuk e destabilizojnë protestat paqësore, por krimi i organizuar, korrupsioni, papunësia, varfëria, migrimi pa kontroll, skandalet dhe mosmenaxhimi adekuat i institucioneve publike.

“Blofet, që do t’i përdorin edhe më tutje qeveritarët aktualë për, kinse, ‘rrezikimin e rendit dhe qetësisë publike’, do të mbesin (jam i bindur!) vetëm një satisfaksion momental, ngase problemet sociale, besa edhe ato të ristrukturimit ekonomik, do të rriten dhe bëhen më të fuqishme”, është shprehur Maloku.

Profesor Maloku ka vlerësuar se protestat në vendin tonë do të bëhen përditshmëri.

“Edhe kjo është e shëndetshme për demokracinë, edhe për faktin se: vetëm një qytetari e zgjuar nga gjumi dogmatik, pra qytetari aktiv premton instalimin e përgjegjësisë, transparencës dhe llogaridhënies së munguar!”, ka deklaruar Maloku.

Në këtë kontekst, kryetari i Shoqatës së Sociologëve të Kosovës ka thënë se në Kosovë po vjen koha e qytetarisë aktive.

“Më vjen mirë që ani pse, me një vonesë pakëz të stërzgjatur, koha e qytetarisë aktive po vjen! Politikanët e di që do t’i frikësohen këtij rizgjimi, por kjo është madhështia e demokracisë dhe qytetarisë sociologjike!”, ka thënë Maloku, duke shtuar se koha e mashtrimeve dhe manipulimeve publike me qytetarët e këtij vendi po perëndon.

Problemi, për mendimin tim, qëndron sa kjo qeveri do të arrijë të kuptojë në njërën anë se: koha e mashtrimeve dhe manipulimeve publike me qytetarët e këtij vendi po perëndon dhe se duhet rikthyer vëmendjen kah pesha dhe rëndësia (jo e posteve) e përgjegjësisë që kanë marrë ata mbi supet e tyre dhe karshi qytetarëve të vet. Maloku ka kërkuar nga institucionet e Kosovës, që urgjentisht të hartojnë plane afatshkurtra sociale si dhe të përkujdesjen që gjiganti “Trepça” të mos privatizohet dhe të mos ndahet me Serbinë.

Më Shumë

Panairi Tradicional i Prizrenit shënon kulturën dhe trashëgiminë vendase

Sot, në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të Prizrenit u hap Panairi dy ditësh Tradicional i Prizrenit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe...

Inzaghi: Gjashtë trofe për tri vjet nuk janë pak

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ndihet i lumtur me fitoren e mbrëmshme në derbin e qytetit, i cili njëherësh ia siguroi edhe titullin e...

Lajmet e Fundit