19.8 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Sot ‘Derby della Madonnina’

AC Milan do të ndeshet me Interin në kuadër të xhiros së 23-të të Serie A sot në orën 15:00.

Edhe trajnerët e skuadrave Stefano Pioli dhe Antonio Conte e cilësuan këtë derbi më të veçantë sesa ndeshjet e viteve të kaluara, shkaku i renditjes tabelare.

Për Milanin një mungesë e madhe do jetë Bennacer i cili pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës në kuadër të Europa League.

Për Interin nuk do të ketë shumë mungesa, Sensi është i lënduar dhe Arturo Vidal është në dyshim por ka gjasa që të paraqitet në derbi, edhe pse sipas mediave italiane, Conte është duke preferuar të fusë Eriksenin në lojë pas paraqitjeve të mira në ndeshjet e fundit nga danezi.

Edhe dueli Ibra-Lukaku ka bërë lajme dhe deklarata nga trajnerët, Pioli deklaroi para ndeshjes se ai do të mbështesë gjithmonë Ibran. Ndërsa Conte ironizoi me shkuarjen e Ibras në Sanremo kur u pyet se a do të shkojë Lukaku në Sanremo, italiani tha se ska nevojë sepse belgu ka për të kënduar mjaftueshëm nesër në San Siro.

Interi mban vendin e parë me 50 pikë, Milani qëndron në vendin e dytë me 49 pikë.

Formacionet e mundshme:

MILAN (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Kessié, Tonali; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic.

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Eriksen, Perisic; Lautaro Martinez, Lukaku.

Më Shumë

Zgjedhjet lokale, me 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

Të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit, përveç zgjedhjeve për Kuvend, mund të votojnë edhe në zgjedhjet lokale...

Kastrati: Hartimi i përbashkët i buxhetit është llogaridhënie dhe transparencë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar se përfshirja e qytetarëve në hartimin e buxhetit është thelbësore për forcimin e qeverisjes lokale,...

Lajmet e Fundit