19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Thyhet arka e xhamisë në Prizren

Dje në xhaminë e “Sinan Katibi” në Prizren persona  të paidentifikuar kanë thyer arkën dhe kanë vjedhur një shumë të të hollave.

Rasti është denoncuar nga përgjegjësi i xhamisë, i cili ka raportuar se hajnat kanë vjedhur të gjitha paratë e grumbulluara për bamirësi.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Më Shumë

Lajmet e Fundit