9.6 C
Prizren
E martë, 22 Prill, 2025

Tre gjigandët e Serie A në garë për Kante

N’Golo Kante është në vitin e fundit të kontratës me Chelsea-n. Mesfushori francez pritet të largohet në fund të sezonit dhe tre klubet nga Serie A janë të interesuara për të marrë shërbimet e tij.

Sipas “Calcio Mercato”, Juventus, Milan dhe Inter janë tre klubet që garojnë me njëra-tjetren për të marrë shërbimet e ish-lojtarit të Leicester-it.

Te Juventus ai shikohet si lojtari ideal për të marrë vendin e Manuel Locatelli-t. Mesfushori italian nuk ka arritur pritshmëritë që kishin për të në Torino dhe mbi të gjitha prej kohësh bardhezinjtë po vuajnë në atë repart.

Milan-i gjithashtu ka probleme në repartin e mesfushës. Kuqezinjtë ende nuk e kanë gjetur zëvendësuesin e Franck Kessie që u largua këtë verë në drejtim të Barcelona-s. Francezi përshtatet mjaft mirë me skemat e Stefano Pioli-t.

Edhe për Inter-in mesfusha nuk është në nivelin e duhur. Ata e kanë nisur sezonin keq dhe nënshkrimi i Kante-s do të ishte i rëndësishëm për skuadrën, për të qenë konkuruese dhe në skenën evropiane.

Kante u bë pjesë e Chelsea-t në verën e 2016, pasi mbërriti nga Leicester për 36 milionë euro. Me skuadrën nga “Stamford Bridge”, ai numëron 262 paraqitje, 13 gola dhe 15 asistime.

Francezi ka bërë emër dekadën e fundit në futboll si një nga mesfushorët shkatërrues më të mirë në futbollin evropian së bashku me Casemiro dhe Sergio Busquets.

31-vjeçari vlerësohet me 40 milionë euro në tregun e transferimeve sipas Transfermarkt. Nënshkrimi i tij me kosto zero do të ishte goditje e madhe për cilindo nga tre skuadrat Juventus, Milan apo Inter.

 

Më Shumë

Sot vazhdon seanca konstituive, në rend dite zgjedhja e kryeparlamentarit

Sot me fillim nga ora 15:00 do të vazhdojë seanca konstituive, me pikat e mbetura nga seancat e kaluar, e që janë zgjedhja e...

Nënshkruhet kontrata për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në Rrugën “Xhemë Gostivar” në Prizren

Është nënshkruar kontrata ndërmjet KRU “Hidroregjioni Jugor” dhe Operatorit Ekonomik N.N.SH. “CO-ING” për realizimin e projektit “Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në Rrugën ‘Xhemë...

E treta, e vërteta

Lajmet e Fundit