15.9 C
Prizren
E enjte, 10 Korrik, 2025

NBA gjobit Anthony Edwards me 40,000 dollarë për komente homofobike

Ylli i Minnesota Timberwolves, Anthony Edwards u gjobit me 40,000 dollarë nga NBA të martën për komentet homofobike që ai bëri në llogarinë e tij në Instagram.

“Edwards është gjobitur me 40,000 dollarë për përdorimin e gjuhës fyese dhe poshtëruese në mediat sociale”, tha në një deklaratë Byron Spruell, presidenti i operacioneve të ligës.

Në videon e fshirë tashmë, 22-vjeçari i ofendon një grup njerëzish për seksualitetin e tyre ndërsa kamera zmadhon njerëzit brenda një makine. Ai gjithashtu mund të dëgjohet duke thënë: “Shiko çfarë ka bërë bota, vëlla” para se të përfundojë video. Postimi më vonë u bë viral në Twitter, duke gjeneruar një valë kritikash.

Presidenti i Minesota Timberwolves, Tim Connelly, shprehu zhgënjimin total me Anthony Edwards pasi lojtari bëri komente homofobike për komunitetin LGBTQ+ në një video të postuar në faqen e tij në Instagram gjatë fundjavës.

Pas kritikave të ashpra që mori nga publiku në rrjetet sociale, lojtari i Timberwolves kërkoi falje.

“Ajo që thashë ishte e papjekur, fyese dhe mosrespektuese dhe më vjen keq”, shkroi ai në Twitter. “Është e papranueshme që unë apo dikush ta përdorë atë gjuhë në një mënyrë kaq ofenduese, nuk ka asnjë justifikim për këtë. Unë jam rritur më mirë se kaq!”.

Edwards, i cili kishte mesatarisht 21.3 pikë për lojë sezonin e kaluar, u zgjodh me zgjedhjen nr. 1 në Draft 2020 dhe është një nga yjet në rritje të NBA-së.

Edwards është gjithashtu i njohur për rolin e tij si aktor dytësor në filmin popullor ‘Hustle’, i publikuar këtë vit dhe me Adam Sandler dhe spanjollin Juancho Hernangomez, gjithashtu një lojtar në NBA.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje në stacionin policor në Suharekë

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje brenda stacionit policor në Suharekë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Rastin e ka konfirmuar për...

Gruaja e godet burrin me thikë në Prizren – Viktima i nënshtrohet operacionit, e dyshuara në arrati

Në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Prizren, një burrë ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një goditjeje me mjet të mprehtë nga...

Lajmet e Fundit