24.8 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Tre të burgosur hyjnë në grevë urie në Prizren

Prizren-Qendra paraburgimitTre të burgosur kanë hyrë në grevë urie në Prizren. Lajmin e ka konfirmuar koordinatori i KMDLNJ-së, Bashkim Kajdomçaj.

“Me 13.02.2015 sipas burimeve të Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Prizren, tre të dënuar kan hyrë në grevë urie. Shkaku i grevës është  shprehje e pakënaqësisë me Gjykatën e EULEX-it, përkatësisht vendimit për plotfuqishmëri”, thotë Kajdomçaj.

“Skender Selmani, Qendrim Rexhaj dhe Abdullah Zogaj të dënuar secili  me më shumë se 5 vite burgim, në shkallën e parë nga EULEX-i, janë të pakënaqur me stërzgjatjen e shqyrtimit të plotfuqishmërisë së kësaj lënde nga ana e Gjykatës së EULEX-it”.

“Të njëjtit janë të dënuar nga shkalla e parë nga EULEX për rastin e Dobrosinit”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

E enjtja me diell e temperatura të larta

Sot parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa gjatë pasdites, në zonat malore, priten ndonjë rrebesh i izoluar dhe shkarkesa rrufesh, kryesisht...

DokuFest po vjen – a është gati Prizreni për fluksin e turistëve

Një nga festivalet më të vjetra dhe më të njohura në rajon, Dokufest, do të rikthehet këtë verë me edicionin e tij të 24-të. Producentja...

Lajmet e Fundit