24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Trepça e fiton derbin ndaj Yllit

Trepça ka fituar derbin e xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll, duke mundur Yllin në udhëtim me shifrat 63:67 (8:18, 15:9, 14:19, 26:21).

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, me një epërsi 4:13, e më pas ngritën epërsinë në dhjetë pikë, 8:18, sa përfundoi çereku i parë. Por, therandasit u rikthyen shpejt, duke barazuar shifrat në 22:22, e më pas kaluan në epërsi 23:22, por pesë pikë radhazi nga ‘Xehetarët’ bënë që pjesa e parë të përfundojë me rezultat 23:27.

Pjesa e dytë ishte shumë interesante, me të dy skuadrat që luftonin për çdo top në parket. Basketbollistët mitrovicas sërish shkëputen në 11 pikë, 30:41, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 37:46. Kampionët e Kosovës i nisën dhjetë minutat e fundit për mrekulli, duke afruar shifrat në 45:47, e më pas zhvillohet lojë interesante, por në çastet vendimtare, mitrovicasit ishin më të vëmendshëm, duke triumfuar 63:67.

Te Golden Eagle Ylli u dallua Erjon Kastrati me 19 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime, ndërsa te Trepça u dalluan Rodney Purvis me 19 pikë, Andrew Gordon me 12 pikë e shtatë kërcime dhe Drilon Hajrizi me tetë pikë e 11 kërcime.

Më Shumë

Lauren Sanchez tani Lauren Sanchez Bezos

Një fillim i ri, një kapitull i ri... dhe një emër i ri. Pas një ceremonie magjike në Venecia, Lauren ndau pamjen e saj të...

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Nga Prizreni në Bregdet – Pushimet Fillojnë në Autobus me Halimaj Reisen! Halimaj Reisen – Udhëtimi që të sjell pushimet!Mos prit të të ftojë dikush...

Lajmet e Fundit