Tridhjetë e dy pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Prizrenit

Tridhjetë e dy pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Prizrenit.

Drejtori i këtij spitali, Afrim Avdaj tha se 2 prej tyre janë në intubim.

“Ne Spitalin e Prizrenit janë të hospitalizuar 51 pacientë, 32 kanë rezultuar pozitive me COVID, 19 janë të pakonfirmuar 2 të intubuar, kurse të tjerët janë me oksigjen”, tha Avdaj, shkruan “PrizrenPress”

“Pacientët pozitiv janë duke u trajtuar në repartin e Infektives, Pomologjisë, Neurologjisë dhe Dermatologjisë, ndërsa rastet e dyshuara dhe të pakonfirmuara janë duke u trajtuar në repartin e Internës”, shprehet Avdaj.

Numri i të infektuarve me COVID-19 ka filluar të rritet kohën e fundit në Prizren.

Dje,janë regjistruar 20 raste të reja, kurse sot 5 raste me COVID-19./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

Lajmet e Fundit