24.9 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025

Turqia rregullon Lumëbardhin e Prizrenit

Lumbardhi1Qeveria e Turqisë ka shprehur gadishmërin që të ndihmojë rregullimin e Lumëbardhit në Prizren. Drejtori i Shërbimeve Publike, Hasan Hasani tha se Turqia është duke realizuar projektin “ Pastrimi dhe riparimi i mureve të Lumëbardhit”.

Sipas tij, ky shtet po ashtu do të investojë edhe në ndriçimi i disa urave në qytetin e Prizrenit.

“Me realizimin e këtij projekti Turqia po e ndihmon qytetin tonë në planin e infrastrukturës”, tha Hasani.

Sipas tij, Komuna e Prizrenit ka bërë një marrëveshje mirëkuptimi me shtetin e Turqisë dhe e ka dhënë pëlqimin për realizimin e këtij projekti.

“Komuna e Prizrenit në emër të qytetarëve falënderon Qeverinë e Turqisë
dhe e përshëndet realizimin e këtij dhe shumë projekteve tjera”, tha Hasani./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Foleja Residence është më shumë se një kompleks banesash – është vendi ku fillon kapitulli juaj i ri i jetës. Çfarë e bën Foleja Residence...

Dështon edhe përpjekja e 39-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Ka zgjatur vetëm rreth dy minuta seanca e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës, duke prodhuar edhe një tjetër dështim në përpjekjen për konstituimin...

Lajmet e Fundit