9.1 C
Prizren
E diel, 20 Prill, 2025

Vazhdojnë kërkimet për 26-vjeçarin e zhdukur para dy javësh në Brod të Dragashit

Policia e Kosovës, Policët Kufitarë, Policia e Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës, OJQ-ja e Kosovës për kërkim shpëtim, Policia e Maqedonisë në pjesën e saj dhe qytetarë nga Kosova e Shqipëria, kanë vazhduar kërkimin e personit të zhdukur ditë më parë.

Gjatë kërkim – shpëtimit janë përdorur qentë e kërkimit, pajisje si motora terreni, dronë dhe paragllajd me motor. Kërkimi i personit do të vazhdojë, njofton Policia e Kosovës.

Fjala është për personin e zhdukur, M.A, rreth 26 vjeç, nga fshati Borje, në Shqipëri, i cili më 4 shtator ka dalë në bjeshkët e fshatit Brod, në komunën e Dragashit për të mbledhur boronica.

“Prishtinë, 16 shtator 2022-Nga të gjithë akterët e përfshirë, siç janë Policia e Kosovës me zyrtarët e saj të rendit dhe të Policisë Kufitare, Policia e Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës, OJQ-ja e Kosovës për kërkim shpëtim, Policia e Maqedonisë në pjesën e saj dhe qytetarë nga Kosova e Shqipëria, kanë vazhduar kërkimin e personit të zhdukur ditë më parë. Gjatë kërkim – shpëtimit janë përdorur qentë e kërkimit, pajisje si motora terreni, dronë dhe paragllajd me motor. Kërkimi i personit do të vazhdojë, andaj Policia i falënderon të gjithë për bashkëpunimin dhe angazhimin e deritanishëm, dhe njëkohësisht fton qytetarët nëse kanë ndonjë informacion ta njoftojnë Policinë”, njofton policia.

Çfarë mund të mos keni parë këtë verë te Shatërvani në Prizren?

Më Shumë

Ramabaja: Të hënën bëhet publik koalicioni formal VV – NISMA

Anëtari i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, duke folur për median “MCN TV” në Shqipëri, tha se “më së largu të hënën” bëhet publik koalicioni formal...

Grapeland-Keku, kampioni do të vendoset sot në Rahovec

Sot luhet ndeshja e tretë e serisë finale mes Grapelandit dhe Kekut, një përballje vendimtare që do të përcaktojë kampionin e këtij sezoni në...

Lajmet e Fundit