35 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Vetëm 4 nxënës prizrenas kthehen nga emigrimi

Vetëm katër nxënës nga ata që patën emigruar jashtë vendit janë kthyer ta vazhdojnë procesin mësimor në shkollat e komunës së Prizrenit.

Sipas zyrtarëve arsimorë lokalë, në 23 raste të braktisjes së shkollës nga nxënësit nuk dihen shtetet në të cilat ata kanë emigruar.

Dukuria e emigrimit të popullatës jashtë vendit, që ishte karakteristikë e fundvitit të kaluar dhe e fillimit të këtij viti, ka prekur edhe komunën e Prizrenit.

Shifrat nga Drejtoria komunale për Arsim flasin për 56 nxënës nga kjo komunë që kanë braktisur shkollimin për të emigruar bashkë me familjarët e tyre.

Drejtori i DKA-së, Nexhat Çoçaj, ka thënë se në bazë të informacioneve nga drejtoritë e institucioneve edukative në nivel të komunës janë 23 raste të braktisjes së shkollës për të emigruar, por që nuk dihet lokacioni i vendosjes së tyre…/Zëri/

Më Shumë

AKP shpall qiradhënien e 105 njësive në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 671 njësive të cilat përfshijnë asete atraktive që gjenden në pesë rajonet e...

Dyshohet për dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes – një 25-vjeçar merret në pyetje nga policia në Malishevë

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 29 qershor në fshatin Ngucat të Malishevës, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë...

Lajmet e Fundit