9.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Prill, 2025

Vjeshtë

Hajdar Mallaku

Fletët e zbehta e të përgjumura
Kalamenden, e humbin sigurinë,
Anohen, hepohen e posht bijnë
Në çilimin e vakët që e valëvit era.

S’është ky det i vdekur
Që e vajton vit e stinë;
Janë mbyllur llogaritë e verës
Stinë e pjekur sytë na i ngin.

Kujdes! Pashtriku vuri plisin e bardhë
Një këshillë e një kumt nga goja do t’i dalë:
“Bëhuni gati, o ju të pasur e bujarë
Të varfërit janë gati, ofrojani dorën e mbarë”.

Unë dhe vjeshta jemi moshatarë,
Shetisim bashkë e përshpërisim në vesh
Ajo mua shtatëdhjetë e tetë urime
Unë asaj vetëm përtërirje të mbarë.

Sa llogari dhashë për pranverë e verë
Deri sa e shkarkova trastën me pemë
Do doja ta dija për shijen që kishin,
Koha sa aromë do kishte përherë.

Aty dy të rinj mbahen të shtrënguar,
I shoh me zili dhe më duken si një
S’di pse në vjeshtë i fshihen pranverës
Do ta kalojnë dimrin me afshe të nxehta.

Nga frika se po e humbin përgjithmonë gjelbërimin
Tërë bota murrtohet, hesht e zbehet,
Vetëm plaku në sheti dredh mustakun
Pushon mbi shkop, ofshan e në kujtime prehet.

Më Shumë

Superliga në këtë fundjavë sjell duele vendimtare

ProCredit Superliga vazhdon këtë fundjavë me përballje tejet interesante, teksa kampionati po i afrohet fundit të garave të rregullta. Çdo ndeshje tashmë ka peshë...

Bashkimi shkatërron Penzën – spektakël në ‘Sezai Surroi’

Bashkimi shënoi fitore bindëse ndaj Penzës në gjysmëfinalen e parë të Play-Off-it të Superliga Femrat në “Sezai Surroi” në Prizren, me rezultat 127:55 (47:8,...

Lajmet e Fundit