9.7 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Suhareka mbështet edicionin e 4-të të Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren

Komuna e Suharekës ka konfirmuar për të katërtin vit radhazi mbështetjen financiare për Shkollën Verore Ndërkombëtare të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, duke dëshmuar përkushtimin institucional për zhvillimin e arsimit dhe shkëmbimeve akademike ndërkombëtare.

Kjo mbështetje, tashmë e bërë pjesë e traditës, vlerësohet si një investim në edukimin e të rinjve dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkulturor. Shkolla Verore sjell bashkë studentë e ligjërues nga vende të ndryshme të botës përmes ligjëratave, punëtorive dhe aktiviteteve kulturore.

“Mbështetja e arsimit dhe e projekteve ndërkombëtare është pjesë e vizionit tonë për zhvillim të qëndrueshëm dhe investim në të ardhmen e gjeneratave të reja”, u shpreh kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ndërkaq, rektori i Universitetit të Prizrenit, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, falënderoi institucionin komunal për përkrahjen e vazhdueshme.

“Falënderojmë Kryetarin Bali Muharremaj dhe Komunën e Suharekës për përkrahjen e vazhdueshme që nga fillimi i Shkollës Verore. Kjo mbështetje është thelbësore për suksesin dhe rritjen e vazhdueshme të këtij programi akademik me karakter ndërkombëtar”, deklaroi ai.

Shkolla Verore Ndërkombëtare është shndërruar në një nga ngjarjet akademike më të rëndësishme në rajon, duke krijuar një platformë të vlefshme për zhvillim profesional dhe ndërveprim kulturor për të rinjtë nga mbarë bota./PrizrenPress.com

Marketing

 

 

 

Më Shumë

Ansambli Vokal i Filharmonisë së Kosovës shkëlqen në Prizren

Të shtunën, më 18 prill 2026, në Autostrada Hangar, Ansambli Vokal i Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e Rafet Rudit, u paraqit me një...

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Ministria e Transportit e Maqedonisë së Veriut ka siguruar 2 milionë euro për hartimin e projektit për rrugën që do të lidhë Tetovën dhe...

Lajmet e Fundit