18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Zbulohet telefonata e drejtorit sportiv të Fenerbahces, Vedat Muriqi mund të rikthehet në Turqi

Fenerbahçe assesi ta harrojë sulmuesin shqiptar, Vedat Muriqi.

Drejtori sportiv i Fenerbahçes, Emre Belozoglu ka telefonuar Muriqin një ditë më parë, raporton “Zeri.info”.

Tashmë kanë dalur detajet e bisedës së 41-vjeçarit me futbollistin e Kosovës.

Sipas mediave turke, Belozoglu e ka pyetur Muriqin për pozicionin e tij të fundit në skuadër dhe i ka thënë:

Image

“Nëse largoheni nga Lazio, dera jonë është e hapur për ju”.

Ndryshe, Muriqi u transferua te Lazio në verën e vitit të kaluar nga Fenerbahçe, por që ende nuk e ka gjetur formën optimale.

Muriqi u transferua te Lazio për 18.5 milionë euro, por lëndimet e tij të shpeshta dhe ambientimi nuk kanë shkuar mirë për prizrenasin.

Në rast të largimit nga Lazio, Muriqi do të ishte i mirëpritur te Fenerbahçe

Më Shumë

Sulmoi dhe grabiti qytetarin, arrestohet brenda pak orësh i dyshuari në Prizren

Të hënën rreth orës 18:40, një 31-vjeçar raportoi në Polici se ishte sulmuar nga një person i panjohur, në rrugën “Skënder Latifi” në Prizren,...

Zyrtare: Ylli bëhet me trajner të ri

K.B. Golden Eagle Ylli është bërë më trajneri të ri. Trajneri i njohur zyrtarisht është emëruar në krye të bankinës së skuadrës nga Suhareka. Ylli përmes...

Lajmet e Fundit