24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Zelensky: Rusia po tenton të fsheh krimet e luftës, por nuk mund të mashtrojë tërë botën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur i bindur se Rusia po tenton të fsheh gjurmët e krimeve të luftës, duke u zotuar se do të bëjë gjithçka që të identifikojë trupat ruse që kryen krimet e luftës.

Ai madje tha se Moska nuk mund të mashtrojë tërë botën, pavarësisht përpjekjeve të saj për të shtrembëruar faktet, transmeton Telegrafi.

Ushtarët rusët po akuzohen se kanë kryer gjenocid, pas raportimeve për zbulimin e varrezës masive dhe torturës së ushtruar nga forcat e Kremlinit mbi civilët, derisa po tërhiqeshin nga periferia e Kievit.

Mbi 300 trupa të pajetë janë zbuluar në qytetin Bucha rreth 20 kilometra larg Kievit, përfshirë katër duart e të cilëve ishin lidhur pas shpinës brenda një bodrumi.

Duke iu adresuar kombit, Zelensky theksoi se civilët e çliruar nga zonat e Kievit, Chernihivit dhe Sumy, ishin subjekt i tretmanit që nuk është parë as në kohën e okupimit nazist 80 vite më parë. /

Më Shumë

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Dy persona kapen me marihuanë në Fortesë të Rahovecit

Policia ka trajtuar një rast të posedimit të paautorizuar të narkotikëve në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku dy persona janë kapur me substancë të...

Lajmet e Fundit