5.9 C
Prizren
E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Zemra e Forcës

Shkruan: MSc. Shaban Osmanollaj
(Kushtuar Ditës së Forcës)

Nga dheu i djegur, ku gjaku mbin,
Nga malet e lirisë, ku dëshmorët rrin,
Lindi një forcë, si flakë mbi qiell,
FSK-ja jonë, e paepur si diell.

Në 27 Nëntor, historia u ngjiz,
Nga gjiri i UÇK-së, një ushtri u ringjall,
Jo vetëm armë, por zemra e lirë,
Mbron këtë tokë, me një flamur të dlirë.

Kur shqiponjat çift fluturojnë lart,
Një zemër e vetme, një shpirt i artë,
Kosova mbetet kështjellë e krenarisë,
Ndër breza u betuam, të jemi të drejtësisë.

Me Flamur të Kuq, në 28 Nëntor,
Nderojmë heronjtë, të lirë në dorë,
Sot FSK-ja, e popullit mburojë,
Në paqe dhe lavdi, shqiponja ndriçon.

Me 28 Nëntor, dy festa njësohen,
Gjaku i njëjtë, zemrat bashkohen,
Flamuri valon, me krenari e shpresë,
Kosova ime, e lirë për jetë.

Më Shumë

Liria dorëzohet në Kupë

FC Liria e Prizrenit u eliminua nga Kupa e Kosovës pas një humbjeje të rëndë 4-1 ndaj SC Gjilanit. Pavarësisht përpjekjeve dhe momenteve të mira...

Policia shqiptoi 1.510 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1.510 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit