-0.2 C
Prizren
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Zgjedhjet në Serbi dhe Kosovë shtyjnë zbatimin e marrëveshjes

Thaci, Ashton, Dacic ne brukselZgjedhjet parlamentare, që do të mbahen në Serbi në fund të marsit dhe në Kosovë në qershor, do të shkaktojnë vonesa dhe pengesa si në procesin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit, ashtu edhe në vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Kështu të paktën vlerësojnë përfaqësuesit e partive politike dhe analistët kosovarë.

Sipas tyre, megjithëse do të ketë vonesa, procesi nuk do të ndalet, pasi që kjo tashmë është në agjendën edhe të vetë Bashkimit Evropian.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se zgjedhjet do të ndikojnë dukshëm si në dinamikën e zbatimit të marrëveshjes, po ashtu edhe në vazhdimin e dialogut.

“Është një zotim i palëve që të mos ndalet dialogu, por me siguri që ndikon në dinamikën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve”, ka deklaruar Kuçi, transmeton Zëri.

Më Shumë

Tifozët e mllefosur me lojtarët e Lirisë, afaristi Shkodran Kryezi kërkon përgjegjësi nga menaxhmenti

Situata me ekipin e futbollit të Lirisë nuk është aspak e mirë pas kthimit në Superligë për shkak të rezultateve të dobëta. Humbja turpëruese 4-0...

Mot kryesisht i vranët sot, IHM-ja kërkon të keni kujdes nga ngricat në mëngjes

Sot në Kosovë do të mbizotërojë mot i vranët por me intervale të shkurtra me diell. “Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me...

Lajmet e Fundit