10.8 C
Prizren
E premte, 30 Shtator, 2022

Zjarrfikësit e Prizrenit, me automjete të vitit 1974

Të shkosh në lokalet e Brigadës së Zjarrfikësve në Prizren, aty do të shohësh disa nga automjetet e vjetra, por në fytyrat e atyre pak zjarrfikësve do të shohësh një dëshirë pune, e një trishtim për kushte pune. Ata të trishtuar thonë se kanë mjete të vjetra dhe sa herë i ftojnë e kanë frikën e madhe se automjetet edhe mund t’i lënë në gjysmë të rrugës. Zv. komandanti i kësaj brigade, Hazir Delija është shprehur për gazetën “Kosova Sot”, se kanë mjete të vitit 1970. “Atë drojë të zjarrfikësve e kam edhe unë si shef operativ. Më besoni se ne për shkak të punës dhe përkushtimit dashurohemi në këtë punë. Rasti i fundit që ishim në rrugën”Haxhi Zeka”, aty pasi shpëtuam një grua plakë, pas kësaj mësuam se brenda shtëpisë ishte edhe një i moshuar. Njëri nga zjarrfikësit kishte hyrë dhe mbi dy orë në luftë me zjarrin ka arritur ta shpëtojë plakun”, është shprehur ai.

Sivjet intervenim në 457 raste

Hazir Delija theksoi se mezi arritën të shpëtojnë edhe punëtorët, sepse ishin helmuar rëndë. “Punëtori maskën e tij ia kishte vënë plakut e vetë ishte helmuar nga tymi. Raste të këtilla për dashurinë e shpëtimit të atyre që rrezikohen tregojnë se ka pasur shpesh”, është shprehur ai. Delija tregon se vetëm pas dy javësh vetë komandanti i kësaj brigade Adem Krasniqi, derisa ishte duke evakuuar banorët e një ndërtesë që ishte kapluar nga zjarri lëndohet me xhama të thyer. “Ose ka pasur raste kur zjarrfikësit në një aksident duke shpëtuar të lënduarin, ai vetë u lëndua dhe assesi nuk u ndal derisa e shpëtoi të aksidentuarin”. Zv. komandanti Hazir Delijaj, tregon se kjo brigade këtë vit ka intervenuar në 457 raste. Në total janë 25 zjarrfikës. Tani e 18 vjet pa rreshtuar kanë kërkuar rritjen e stafit të punëtorëve. “Mendoni vetëm një fakt kur unë kam hyrë në punë në vitin 1974 kemi pasur po kaq punëtorë. Derisa mendoni sa është rritur numri i banorëve të Prizrenit e ne si Brigadë kemi po aq zjarrfikës. Kushtet e vështira, nevoja të mëdha janë ato që na brengosin shumë”, tregon ai.

Shpëtuan gruan nga aksidenti

Ne kontaktuam edhe Agim Berishën rreth të 40-tave, i cili tregon një rast pikërisht për zjarrfikësit e Prizrenit. Ai pohon se zjarrfikësit e Prizrenit duhet të shpallen heronj e njësoj bëhet në perëndim. “Merreni me mend gjatë aksidentit kur gruaja ime ishte zënë keq nga automjeti i aksidentuar , dy nga zjarrfikësit rrezikuan jetën e tyre dhe e shpëtuan gruan time. Njëri nga ata nuk ia di emrin, por e di se ai rrezikoi vetë jetën e tij dhe pastaj kam kuptuar se ai me mjetet e tij të xhepit ishte shëruar”, tregon ai për “Kosova Sot”. Lidhur me këtë Hazir Delija tregon:”Po, është e saktë ajo që ne s’kemi sigurim shëndetësor. Puna jonë me zjarr padyshim se duhej të ishte punë e benificuar, por ja neve, edhe pse bëjmë luftë me zjarrin, nuk kemi as sigurimin shëndetësor. Di se ka shumë raste të kësaj natyre. Kurse kemi pasur raste që shërimi nga lëndimi në punë i ka kushtuar më shumë se paga mujore e atij”, është shprehur ai. Shton se qeveria, por edhe komuna, duhet të mendojnë që kjo brigadë të ketë kushte së paku më të mira. “Nuk jemi shumë edhe të krijohet në bazë ligjore me ligj ku zjarrfikësit së paku kujdesin shëndetësor primar ta kenë të siguruar”. Të dalësh nga kjo brigadë të gjithë duket se gjithmonë së pari kanë solidaritetin shpirtëror e pastaj atë financiar. Por, ata treguan se kjo punë e ka frymën e humanizmit.

Më Shumë

Vdes reperi amerikan Coolio, i hitit “Gangsta’s Paradise”

Reperi i njohur amerikan, Coolio ka vdekur në moshën 59-vjeçare në Los Angeles, ka konfirmuar menaxheri i tij. Artisti, emri i vërtetë i të cilit...

Morinë, 42-vjeçari nga Presheva kapet në kufi me 5 kilogramë heroinë

Mëngjesin e sotëm policia ka kapur 5.1 kilogramë heroinë në pikën kufitare të Morinës. Policia njofton se në prangat e policisë ka rënë një...

Lajmet e Fundit