10.3 C
Prizren
E hënë, 23 Nëntor, 2020

183 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 4 në Prizren dhe 2 në Rahovec

57 TË SHËRUAR DHE 183 RASTE ME COVID-19!

Sot më 07 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 365 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 195 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive 3.886 raste nga 26.039 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 82 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Sot më 07 korrik 2020, janë shëruar 57 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.003 raste, kurse raste aktive 1.801.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 73 raste, komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Pejës 13 raste, komuna e Vushtrrisë 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 10 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Ferizajt 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, me nga 2 raste komunat: Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë dhe me nga 1 rast komunat: Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë.

Të nderuar qytetarë!
Virusi është kudo! Ju lutemi pëmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët. Së bashku ia dalim!

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

- Advertisement -

Më Shumë

Tajvan/ Zhduket avioni luftarak F-16, autoritete në alarm

Gjatë fluturimit trajnues një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore të Tajvanit është zhdukur nga radarët. Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit...

Arbër Rexhaj dhe Arben Gashi janë dy deputetët që nisën përplasjen në Kuvend

Një përplasje fizike mes deputetëve ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, pas debatit për të pagjeturit, raporton Express. Siç merr vesh Express, përplasja fillimisht...

Vdiq ish-peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, dyshohet se ishte prekur me Covid-19

Një nga ish0peshkopët më të njohur të Kishës Ortodoske serbe Artemije ka vdekur. Para se të shkarkohej ai ishte përgjegjës për Kosovë. Disa media...

Totaj i PDK’së: Do të ishte mirë që Haradinaj të na e kthente borxhin nëse nxjerrim kandidat për president

Nënkryetari i PDK’së, Shaqir Totaj, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se do të ishte mirë që AAK’ja e Haradianjt do...

Prizren, një muaj paraburgim për të dyshuarën për grabitje dhe posedim të narkotikëve

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda (DKR), ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit...

Publikohet romani “Një fije shprese, një fije shkrepëse”, Apolloni: Çdo nënë ose pret, ose revoltohet

Koha ka qenë dëshmitare e shumë vargjeve lirike, himnizimeve dhe ngritjeve të shkrimtarëve nëpërmjet kultit të gruas. Mirëpo, përherë më e vështira ka qenë...

Shtatë lojtarë pritet të largohen nga Liverpool

Shtatë lojtarë pritet të largohen nga skuadra nën-23 e Liverpool-it. Sipas Liverpool Echo, futbollistët në fjalë janë Yasser Larouci, Caoimhin Kelleher, Liam Millar, Owen Beck,...

Prizren, 36 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 748 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19.772 raste, kurse...

Alarmante: 53 raste me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 677 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19.024 raste, kurse...

Gjendet 28 vjeçari nga Malisheva që dyshohej se u rrëmbye

Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është gjetur pasi ishte raportuar nga familjarët e tij se është zhdukur. I njëjti ëshë duke marrë...

Prizren, 19 rast të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.566 mostra të...

E infektuara me COVID-19 tenton ta kalojë kufirin me Shqipërinë, kapet nga policia

Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një të dyshuar femër të infektuar me virusin Covid-19 pasi që e njëjta ka tentuar që ta...

Përkujtohet vrasja e dy fëmijëve në Dragobil të Malishevës, tri dekada më vonë askush s’është dënuar për këtë krim

Opinionisti Fitim Salihu ka përkujtuar dy fëmijë nga Malisheva që u vranë nga forcat serbe në prill të vitit 1989. 11 vjecarët Din dhe Arsim...

Ky është këmbësori që u godit për vdekje me veturë në Lanovicë të Prizrenit(Foto)

Një person ka ndërruar jetë sot pasi është goditur nga një veturë në rrugën Arbanë – Landovicë në Prizren. Këtë e bëri të ditur sot...

Prizren, 210 punëtorë shëndetësorë e kanë kaluar koronavirusin, 30 ende janë aktivë

Dyqind e dhjetë punëtorë të shëndetësisë primare në Prizren e kanë kaluar koronavirusin. Ndërkaq, 30 janë aktivë me trajtim mjekësor. Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha...

Abrashi: Vetëm nga rrëzimi i Qeverisë Hoti, mund të shpëtojë Kosova

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se Qeveria Hoti është qeveria më e...

Lajmet e Fundit

Prizren, 53 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 353 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.396 raste, kurse...

12 vdekje nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.542 mostra të...

Ish-futbollisti i Genk vdes në mënyrë tragjike

Mbrojtësi i Mamelodi Sundowns Anele Ngcongca vdiq tragjikisht në një aksident me makinë të hënën. Siç ishte raportuar më herët nga KickOff.com, Ngcongca ishte në...

Plagoset një 19 vjeçar në Prizren

Një person i moshës 19-vjeçare është plagosur sot në Prizren, i dyshuari ndodhet në arrati mirëpo i njëjti është identifkuar nga policia. Lajmin për Gazetën...

Malishevë, vidhet arka me para në barnatore

Në rrugën ‘Hamdi Berisha’ në Malishevë është vjedhur arka e një barnatoreje. Në raportin e policisë thuhet se personi i cili ka raportuar rastin, ka...