15.2 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2020

AAK-ja kallëzim penal ndaj Mytaher Haskukën dhe katër zyrtarëve të komunës

Kërkesa për rregullimin e megjave (kufijve) nga pronari i një biznesi në komunën e Prizreni që ka rezultuar me këmbimin e një prone komunale me pronën private është bërë bazë për një kallëzim penal që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë ndaj Mytaher Haskukës dhe katër zyrtarëve të komunës së Prizrenit. AAK-ja pretendon se nga këmbimi i pronës komunale me atë private të biznesmenit të kompanisë “Euro Centere”, Haskuka dhe katër zyrtarët i kanë shkaktuar komunës dëm 50 mijë euro.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Prizren, ka bërë kallëzim penal ndaj kryetarit Mytaher Haskuka, katër zyrtarëve të komunës së Prizrenit.

Sipas kallëzimit të AAK, të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi, Mytaher Haskuka, Osman Hajdari Drejtor i Administratës, Fatmir Memaj, drejtor i Urbanizmit dhe planifikimit, Arben Krasniqi udhëheqës i zyres ligjore dhe Shqipëron Krasniqi përfaqësues ligjor i komunës, kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar.

Haskuka e katër zyrtarët komunal dyshohet se i kanë shkaktuar dëm komunës në shumën prej 50 mijë eurove, pasi sipas AAK-së ata kanë lejuar këmbimin e pronës komunale me pronë private, shkruan Gazeta Insajderi.

“Kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare është bërë pasi dyshimeve se këta zyrtarë nga viti 2018 deri në vitin 2019 duke e shfrytëzuar pozitën e tyre i kanë tejkaluar kompetencat me qëllim të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër duke i shkaktuar dëm komunës komunës së Prizrenit në atë mënyrë që në procedurën gjyqësore në bashkëveprim kanë lejuar këmbimin e pronës që është pronë e komunës së Prizrenit, ashtu që një pjesë e ngastrës kadastrale 3034/4 pronë e komunës  e kanë këmbyer me pronën e regjistruar si njësi kadastrale numër 3038 pronë e ndërmarrjes “Euro Center”, kjo në kundërshtim me ligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës”, thuhet në kallëzimin penal.

Në kallëzimin penal të siguruar nga Gazeta Insajderi, thuhet se me propozimin e Vitmr Jemini nga Prizreni, pronar i kompanisë “Euro Centere” është iniciuar procedure gjyqësore. Ndërsa në propozimin është kërkuar që të rivendosen dhe rregullohen megjet (kufijt) në mes ngastrave kadastrale me numër 3038, pronë e propozuesit dhe të parcelës numër 3036/4 pronë e komunës.

Sipas kallëzimit penal proceduara ka përfunduar me aktvendim, ndërsa sipas AAK-së në këtë procedurë përfaqësuesi i komunës nuk ka bërë vërejtje e as që e ka ushtruar të drejtën e ankesës duke lejuar që aktvendimi të marrë formën e prerë.

“Nga përmbajtja që ka aktvendimi dhe nga mënyra se si është rregulluar kjo procedurë nuk kemi të bëjmë me përtëritje dhe rregullim por me këmbim të pronës çka mund të vërtetohet nga skica e hartuar nga eksperti i gjeodezisë”, thuhet nw kallwzim penal.

Sipas ligjit për procedurë jokontestimore rregullimi i megjave është definuar “në procedurën e rregullimit të megjave )kufijve të tokave) gjykata e rregullon megjën ndërmjet palujtshmërive fqinj kur shenjat e megjave janë asgjësuar, dëmtuar ose lëvizuar.

“Në rastin e paraqitur nuk kanë qenë të asgjësuar megjet, kufijt janë ditur cka vërtetohet nga skicat e terrenit por në këtë rast është bërë ndërrimi i siperfaqeve duke kaluar nga njëra pronë duke I bashkangjitur pronës tjetër kjo në interes të propozuaresit (duke e bërë të papërdorshme pronën e komunës ndërsa është favorizuar propozuesi sepse prona e komunës që i është dhënë propozuesit është rreth rrugës dhe ka vlerë shumëfish më të lartë se sa prona që e ka marrë komuna)”, thuhet më tej në kallëzimin penal.

Mytaher Haskuka, dhe katër zyrtarët e tjetër komunal sipas AAK-së të vetëdijshëm për pasojat e duke vepruar në kundërshtim me ligjin kanë lejuar këmbimin e pronës kounale me pronën e prinit fizik pa analizë paraprake, pa raport të vlerësimit pa qenë interes i komunës. / Insajderi.com

- Advertisement -

Më Shumë

Objektivi ambicioz i UEFA-s, Champions League të përfundojë deri në 15 gusht

Nuk do të jetë e lehtë, ndoshta një utopi. Pavarësisht pandemisë globale të koronavirusit, objektivi, apo ëndrra e UEFA-s mbetet përfundimi i këtij sezoni...

Aktorja e fimit James Bond ndërron jetë në moshën 94 vjeçare

Honor Blackman, aktorja britanike që luajti Pussy Galore në filmin James Bond Goldfinger, ka vdekur në moshën 94 vjeçare. Në një deklaratë, familja e saj...

Vdiq mjeshtri i komedisë shqiptare, Gëzim Kruja

Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare, “Mjeshtri i Madh” Gëzim Kruja, raporton TCH. Kohët e fundit ai vuante nga një sëmundje e rëndë teksa...

Arrestohen dy persona në Prizren, kapen me marihuanë

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy persona mbrëmë në Prizren, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tyre është gjetur dhe konfiskuar...

Këshillim përmes telefonit, Komuna e Prizrenit organizoi trajnim për psikologët

Departamenti i psikologjisë ka organizuar një webinar me datat 31 mars dhe 1 prill 2020 për psikologët që do të ofrojnë këshillim përmes telefonit...

Je në karantinë, a në injorancën që vetë e zgjodhe?

Letërsia i shërben shoqërisë, sepse ndihmon që kushdo të kuptojë më mirë, veten dhe universin ku i ka rënë për pjesë të jetojë. Shkrimtarët...

BE-ja pritet t’i ndajë 100 miliardë euro, për të lehtësuar efektet ekonomike të shkaktuara nga Covid-19

Bashkimi Evropian po shton ndihmat financiare për të lehtësuar efektet ekonomike të shkaktuara nga bllokimi i pandemisë së Coronavirusit. Komisioni Evropian po kërkon të ndihmojë...

Për tri ditë, 20 lindje në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, për tri ditë kanë ardhur në jetë 20 fëmijë. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit, njofton se prej...

LIVE në Facebook: Teatri në Kosovë, nuk resht së krijuari

Pas situatës së krijuar me pandemia, që ka ndalur gjithë botën, gjatë muajit prill Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” do të fillojë me transmetimin...

Begaj: Nga nesër do të mbyllen të gjitha dyqanet – edhe barnatoret, përveç atyre ushqimore

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se janë të shqetësuar pas konfirmimit edhe të 17 rasteve të reja me Koronavirus në...

Vetëplagoset një person në Prizren

Një person është vetëplagosur me armë zjarri në fshatin Shpenadi të Prizrenit. “I dyshuari mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që i njëjti me...

Në Premierligë po diskutohet çështja e pagave

Në Premier Ligë angleze vijojnë diskutimet në lidhje me reduktimin e pagave të futbollistëve në këtë periudhë të pandemisë së coronavirusit. për momentin nuk...

Ministri Bislimi aprovoi Planin Operacional për Pakon Fiskale Emergjente

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, mori vendim për aprovimin e Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente. Sipas këtij vendimi obligohen të gjitha institucionet...

Nesër në Kosovë mot i ngrohtë, temperatura më e lartë parashihet 20 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë nesër, ditë e mërkurë. “Do të mbajë mot me diell dhe i qetë....

Ibrës “i prishet qejfi”, vendos largimin nga Milani në verë

Aventura e dytë e Zlatan Ibrahimovic me fanellën e Milanit duket se do të zgjasë vetëm disa muaj, pasi kontrata e suedezit me klubin...

“Nuk ka normalitet para vaksinimit”

Mund të kthehemi plotësisht në normalitet, vetëm pasi të jetë aprovuar vaksina kundër koronavirusit dhe kjo, në shkallë globale, sipas bashkëthemeluesit të “Microsoft”, filantropit...

Lajmet e Fundit

New York-u varrezë të përkohshme pas tejmbushjes së morgjeve

Viktimat e koronavirusit rreth e qark NewYork-ut mund të varrosen përkohësisht në ishullin Hart ndërsa morgjet e qytetit tejmbushen. Epiqendra e koronavirusit në Amerikë është...

PDK e kërkon një pako emergjente 320 milionëshe, kërkon që seanca të mbahet më 14 prill

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar qasjen e qeverisë për ndarjen e Pakos Emergjente. Ai ka thënë se kjo parti...

Toni Braxton rikthehet në skenën muzikore me shumë risi

Këngëtarja e famshme amerikane, Toni Braxton, e ka lansuar këngën e re me titull “Do It” si dhe ka nënshkruar kontratë incizuese me kompaninë,...

Je në karantinë, a në injorancën që vetë e zgjodhe?

Letërsia i shërben shoqërisë, sepse ndihmon që kushdo të kuptojë më mirë, veten dhe universin ku i ka rënë për pjesë të jetojë. Shkrimtarët...

Shtyhet përsëri starti i sezonit në Moto GP

Spanja është vendi i dytë në botë me përhapjen e Covid-19 pas SHBA me mbi 140 mijë njerëz të infektuar dhe i dyti edhe...
Do NOT follow this link or you will be banned from the site!