3.9 C
Prizren
E mërkurë, 21 Tetor, 2020

Aleksandër Lumezi me gjashtë vende pune, merr mbi 50 mijë euro të buta në vit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, aktualisht ushtron gjashtë funksione. Përveç pagës që merr nga Prokuroria e Shtetit, ai merr pagë edhe si anëtar i Bordit në Akademinë Policore, si kryetar i Bordit në Akademinë e Drejtësisë, anëtar i Këshillit Prokurorial, anëtar i Bordit të Inteligjencës Financiare dhe si kryetar i Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës, raporton Express.

Në regjistrin për deklarimin e pasurisë të publikuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, i pari i Prokurorisë së Shtetit ka deklaruar se merr të hyra vjetore në vlerë prej mbi 50 mijë euro.

Mbi 41 mijë euro i merr si pagë nga Prokuroria, Bordet dhe Komisioni për provimin e Jurisprudencës, mbi 1 mijë e 400 euro nga mëditjet dhe rreth nëntë mijë euro nga qiraja.

Tek pasuritë e paluajtshme, Lumezi ka deklaruar dy banesa, në vlerë prej 200 mijë euro, të cilat thotë t’i ketë blerë nga biznesi i mëhershëm privat, si dhe një shtëpi në vlerë prej 220 mijë euro, të cilën e ka blerë me kredi, kursime, pagën e tij dhe të bashkëshortes dhe nga të ardhurat e qirasë.

Kryeprokurori duket se është i dhënë edhe pas artit. Te pasuritë e luajtshme, ai ka deklaruar pesë piktura, që i ka vlerësuar me 15 mijë euro.

Përveç pikturave, ai ka deklaruar edhe veturën e bashkëshortes në vlerë prej 6 mijë euro dhe të fëmijëve në vlerë 19 mijë euro, që thotë se është blerë me kursime.

Lumezi po del të ketë goxha para të gatshme. Vetëm ai, ka rreth 60 mijë euro në banka, derisa vlera e parave të gatshme që ka bashkëshortja e tij dhe fëmijët sillet rreth 35 mijë euro.

Detyrime ndaj bankave thotë se nuk ka aktualisht, derisa ka njoftuar se një kredi në vlerë prej 60 mijë euro e ka paguar tashmë.

Ndërkohë, të hyrat vjetore të bashkëshortes së tij sillen rreth 20 mijë euro, që i merr si pagë nga Universiteti i Prishtinës dhe një universitet privat, derisa fëmijët e tij marrin rreth 16 mijë euro në vit./Gazeta Express

 

- Advertisement -

Më Shumë

Situata me COVID-19, panairi i librit në Tiranë mbahet online

Panairi i 23-të i librit, “Tirana 2020” do të mbahet online në ditët e caktuara më parë, 12-15 nëntor 2020. Shoqata e Botuesve Shqiptarë e...

Trajneri i Shakhtarit, Castro: Reali ka gabuar që lejoi largimin e Ronaldos, futbollistin më efektiv në botë

Cristiano Ronaldo është futbollisti më efektiv dhe asnjëherë nuk është dashur t’i lejohet largimi nga Real Madridi – ka thënë trajneri i Shakhtar Donetskut,...

Nëna prizrenase pendohet që mbyti foshnjën e saj (Video)

“Kam menduar ta rris, por nuk ka qenë mundësia”. Mirëpo M.B bëri krejt të kundërtën. Ajo i morri jetën foshnjës së saj të porsalindur më 20...

33 vjeçari nga Suhareka është diagnostifikuar me leukemi akute, familjarët kërkojnë ndihmën tuaj

Valon Gashi nga fshati Reshtan i Komunës së Suharekës është diagnostifikuar me Leukemi Akute (AML). Trajtimi i tij kushton 150 mijë euro dhe në mungesë...

Lajm i keq nga kufiri: Mërgimtarëve nga Kosova po ia kthejnë specat për turshi autoritetet

Shumë mërgimtarë nga shumë vende të Evropës kanë ardhur të vizitojnë Kosovën. Muaji tetor ishte muaji që kishte numër të madh të diasporës shqiptare...

Haskuka thotë se Komuna që dy vjet është në pritje të një vendimi të Qeverisë

Kryetari i  Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shkruar se që nga vitit 2018 Komuna  është në pritje që 40 hekratë nga AKP-ja të kalojnë në...

Testamenti: letra e lamtumirës nga Che Guevara, fëmijëve të tij…

Nga Che Guevara Të dashur Hildita, Aleidita, Camilo, Celia dhe Ernesto Nëse e lexoni këtë letër një ditë, do të thotë se nuk jam më gjallë....

Prokuroria kërkon dënim sipas ligjit, mbrojtja kërkon lirimin e Hafir Gallopenit, i akuzuar për përvetësim në detyrë

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, janë dhënë fjalët përfundimtare ndaj të akuzuarit për veprën penale përvetësimi në detyrë, Hafir Gallopeni. Në fjalën e...

Policia hungareze arreston shoferin e autobusit nga Kosova, i gjen drogë në specat e kosovarëve

Kjo sasi e drogës, ishte fshehur brenda thasëve të specave. Policia hungareze, arreston shoferin e autobusit nga Kosova. Janë tregjet e vendit, ku rëndom qytetarët,...

Hoti fton bizneset që të përditësojnë të dhënat në EDI

Në një postim në "Facebook" Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti , ka thënë se shumica e bizneseve i kanë pranuar subvencionet në bazë të...

Si të shmanget kaosi pas zgjedhjeve të 3 nëntorit?

Madeleine Albright Shumë shpejt pasi mbërrita në Nju Jork si refugjate në moshën 11-vjeçare, unë u bëra një amerikane krenare dhe mirënjohëse. Më vonë, si...

Rashica në janar pritet t’i bashkohet Leverkusenit

Milot Rashica të martën është kthyer në stërvitje te Werder Bremeni dhe menjëherë ka njoftuar trajnerin, Florian Kohfeldt, se do të largohet nga ekipi...

Sot ndahet patentë-shoferi i parë ndërkombëtar në Kosovë

Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të mbajë ceremoninë e ndarjes së patentë-shoferëve ndërkombëtarë, pas fillimit të prodhimit javën...

Deputeti zhvishet në Parlament për ta kundërshtuar Qeverinë

Një politikan opozitar në Meksikë, ka gjetur një mënyrë unike për të ironizuar korrupsionin në vend. Ai ka zgjedhur të zhvishet në mes të seancës...

Begaj nderon me mirënjohje pronarin e “Mulliri i Ri” në Mamushë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka nderuar me mirënjohje “Mulliri i Ri” nga Mamusha, Raif Morinën, në emër të vëllezërve Morina, pronar...

Burdushi ia kërkon shtetit 10 milionë euro dëmshpërblim

Hysri Peqani, ka dorëzuar një kërkesë në KGJK, dhe ka paditur një person për dëshmi të rrejshme. Kërkesat e tij për kompensim, prekin milionat. E këtë...

Lajmet e Fundit

33 vjeçari nga Suhareka është diagnostifikuar me leukemi akute, familjarët kërkojnë ndihmën tuaj

Valon Gashi nga fshati Reshtan i Komunës së Suharekës është diagnostifikuar me Leukemi Akute (AML). Trajtimi i tij kushton 150 mijë euro dhe në mungesë...

Policia hungareze arreston shoferin e autobusit nga Kosova, i gjen drogë në specat e kosovarëve

Kjo sasi e drogës, ishte fshehur brenda thasëve të specave. Policia hungareze, arreston shoferin e autobusit nga Kosova. Janë tregjet e vendit, ku rëndom qytetarët,...

Burdushi ia kërkon shtetit 10 milionë euro dëmshpërblim

Hysri Peqani, ka dorëzuar një kërkesë në KGJK, dhe ka paditur një person për dëshmi të rrejshme. Kërkesat e tij për kompensim, prekin milionat. E këtë...

Haskuka merr mbështetjen e shefit të BE-së për projekte zhvillimore

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot ka pritur në takim zyrtar shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/ Përfaqësuesin...

“Ismaili nuk po shkruan më”, thotë Helena Kadare

Shkrimtarja Helena Kadare rrëfen hollësi rreth librave dedikuar femrës shqiptare. Helena flet për marrëdhënien e bukur dhe të vështirë jetuar me Kadarenë. “Ismaili, aktualisht, nuk...