15.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Anthony Joshua e pranon presionin para meçit me Alexander Povetkin

Boksieri britanik Anthony Joshua do të mbrojë titujt kampionë botë të peshës së rëndë më 22 shtator në stadiumin “Wembley” ndaj rusit Alexander Povetkin, sfidë ku Jopshua konsiderohet favorit.Britaniku i ka fituar të 21 përballjet e deritanishme si profesionist, nuk ka asnjë humbje por shifra 0 e tremb shumë Joshua, që do të duelojë para 90 mijë fansave për të mbrojtur titujt e kategorive IBF, WBO dhe WBA.

“Është një sfidë e vështirë, pasi përballë është një rival më përvojë dhe i fortë. Por jam përgatitur mirë edhe pse e ndjej presionin e një dueli të tillë, para 90 mijë tifozëve. Nuk e mohoj që fitorja është objektivi i vetëm, por hera-herës mendoj për humbjen e parë dhe i trembem këtij fakti”, tha 28-vjeçari Joshua, 10 vjet më i ri se rivali rus (Povetkin ka 34 fitore e vetëm 1 humbje si profesionist).Më tej, britaniku shton: “Jam i relaksuar edhe pse jam përgatitur fort, duke ruajtur energjitë për këtë duel. Mezi po e pres këtë sfidë për të shkarkuar të gjithë këtë tension te rivali im, përmes grushteve të mia. Kjo përballje do të jetë si një lojë shahu me Povetkin, pasi ai pret lëvizjen time i pari dhe nuk i dihet se si është kundërpërgjigjja. Kjo është një sfidë që luhet me mendje dhe zemër”, u shpreh Joshua.

Më Shumë

Shtyhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka vendosur për shtyrjen e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Ky vendim vije pasi Presidentja e vendit tonë...

Vdes 41-vjeçari pasi u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte në Romajë

Një person ka vdekur sonte në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga...

Lajmet e Fundit