21.2 C
Prizren
E enjte, 4 Qershor, 2020

Arrestohen pesë të dyshuar në Prizren për falsifikim të diplomave të shkollës së mesme

Policia e Kosovës me njësitë kompetente për hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit, pas hetimeve disa mujore dje me datën 09.10.2019, në lokacione të ndryshme në rajonin e Prizrenit dhe Prishtinës, ka arrestuar pesë (5) persona të dyshuar për veprën penale “falsifikim i dokumenteve”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Pesë (5) personat e dyshuar tani më të arrestuar, duke vepruar në grup në një periudhë kohore, me veprimtari ilegale të shtrirë në disa komuna dhe rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës në këmbim të pagesave në tarifa të ndryshme, kanë siguruar dokumente zyrtare të falsifikuara–diploma të aftësimit profesional, diploma të shkollimit të mesëm e të tjera, për persona të ndryshëm.

Pas disa muajve të zhvillimit të hetimeve profesionale dhe aplikimit të masave të përcaktuara sipas kodit të procedurës penale të RKS-së (KPPRKS-së), nga sektori rajonal i hetimeve në Prizren në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe Drejtorinë për Mbështetje të Hetimeve nga DPP në Prishtinë, dje me datën 09.10.2019, në flagrancë janë arrestuar pesë (5) persona të dyshuar (4 meshkuj/shqiptarë/kosovarë dhe një femër sh/kosovare) duke shitur diploma të shkollës së mesme.

Si vazhdimësi e operacionit gjatë bastisjeve të realizuara në rajonin e Prizrenit dhe Prishtinës janë sekuestruar në cilësi të provave materiale: para, telefona mobilë, kopje të diplomave të profileve të ndryshme, vula, formularë të ndryshëm, forma bllanko të diplomave e të tjera.

Plani operativ është realizuar në bashkëpunim dhe bashkërendim të plotë nga Sektori Rajonal i Hetimeve, Drejtoria Rajonale në Prizren, prokurori i Prokurorisë Themelore-Prizren, Njësia për Reagim të Shpejtë në Prizren dhe Drejtoria për Mbështetje të Hetimeve në DPP Prishtinë.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent dërgohen në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orëve, për procedura të mëtejme ligjore.

Policia inkurajon qytetarët që çdo informacion të rëndësishëm që mund të dërgojë në parandalimin dhe luftimin e këtyre dukurive negative, përfshirë informacionet tjera që ndërlidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin, të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, në mënyrë që kryerësit këtyre veprave penale të dalin para organeve të drejtësisë.

- Advertisement -

Më Shumë

Asnjë rast i prekur me COVID-19 nga Malisheva

Sonte nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19 nga Komuna e Malishevës, përderisa testet e bëra të ditës së sotme kanë rezultuar...

Po e presim vendimin e kryesisë se cilat do të jenë format tona të kundërshtimit

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili i hapi rrugë formimit të qeverisë së re me mandatar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, po...

Mike Tyson rikthim shpërthyes, sherr në një emision televiziv

Mike Tyson përgatitet për rikthimin e bujshëm në boks. Ndërkohë, ai ka qenë i ftuar në spektaklin e AEW Dynamite, një program televiziv amerikan...

Një shishe konjak, shitet me shumën marramendëse…

Vera, është pija që koha ia shton vlerën e shijen. Por, një shishe me konjak, tejet e rrallë, nga “Maison Gautier”, që daton nga...

Kupa e Italisë shkaktoi polemika, “Sky Sport” zbulon planin e ri

Kupa e Italisë u kthye në një mollë sherri në Itali. Interi, që sapo u zyrtarizuan datat, doli kundër dhe madje paralajmëroi se do...

Interpretimet e (pa)kuptueshme të mësimdhënësve që ligjërojnë nga distanca në RTK

  Prof. Gani Rudaj Mësimdhënësit kanë një titull të fituar në Universitet. Fjala UNIVERSITET rrjedh nga fjala latine UNIVERSITAS që do të thotë institucioni më i...

199 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Deri tash në Kosovë janë 199 raste aktive me koronavirusin COVID-19. Gjatë së shtunës në Kosovë u shënuan edhe 6 raste të reja me infeksion...

Shteti me më së shumti myslimanë në botë anulon haxhillëkun për sivjet

Indonezia, shteti me numrin më të madh të myslimanëve në botë, – rreth 225 milionë – ka vendosur që ta anulojë haxhillëkun për këtë...

Këto lagje të Prizrenit sot do të mbesin gjashtë orë pa ujë të pijes

Kompania e Ujësjellësit në Komunën e Prizrenit “Hidroregjioni Jugor“ ka njoftuar se sot në gjashtë lagje të Prizrenit do të iu ndërpritet furnizimi me...

Zyrtarët e Inteligjencës së SHBA: Rusia po nxit përplasjet raciale

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në 30 qytetet të SHBA-ve pas vrasjes së një personi me ngjyrë George Floyd të paarmatosur nga një polic...

Kushtetuesja do të punojë gjatë vikendit për llogari të Qeverisë së re

Lidhja Demokratike ka vendosur ta presë Aktgjykimin e plotë për mandatarin, përpara se të ndërmarrë nismën për seancën parlamentare në të cilën synon ta...

Në prag të martesës, ndahet çifti i showbizit shqiptar

Në janar të këtij viti në të gjithë mediat e rrjetet sociale mori vëmendjen propozimi romantik që moderatori Ardit Roshi i bëri partneres së...

Deputeti i NISMA-s Haxhi Shala: Për momentin vota ime është kundër Qeverisë Hoti

Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Haxhi Shala ka thënë se nuk ka vendosur nëse do të votojë koalicionin e ri që pritet ta ndërtojë qeverinë. Shala...

LDK e sigurt se i ka votat, analistët jo

Pazaret politike, rritja e kërkesave të deputetëve po konsiderohen nga njohësit politikë si mundësi që të dështojë votimi i ekzekutivit të kryesuar nga nënkryetari...

Si e pritën bashkëvendësit e Avdullah Hotit emërimin e tij si kryeministër

Banorët e fshati Ratkoc të Komunës së Rahovecit përkrahin kryeministrin Avdullah Hoti, që vjen nga ky vendbanim.   Kjo rrugë të qon për në shtëpinë...

Komisioni i Venecias i gatshëm t’i përgjigjet Kurtit: Nëse vjen kërkesa, do të marrim vendim

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë dje vendim pro dekretit të Thaçit. Një verdikt i tillë ka shkaktuar nervozizëm të madh tek zyrtarët e...

Lajmet e Fundit

Në Prizren bizneset kërkojnë t’u lejohet organizimi i dasmave

Vendimi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit për lirimin e bizneseve nga taksa komunale, nga pagesa e qirasë për lokalet që janë pronë komunale...

Një rast me COVID-19 në Tupec të Prizrenit

IKSHPK ka konfirmuar se sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 5 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Po ashtu, 3 persona janë shëruar. Rastet...

Tahiri: Qysh sot do të merremi me vonesën e pagesave të 170 eurove

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës Besnik Tahiri ka folur për vonesat e pagesave prej 170 euro, ku rreth 20 mijë...

Operacioni i përbashkët Shqipëri-Itali, arrestohen 11 persona për kokainë

Ka përfunduar operacioni policor i përbashkët Itali-Shqipëri, i koduar “ZAD”. Ky aksion është zhvilluar për goditjen e një grupi kriminal që operonte në fushën e...

Hapen muzetë e Vatikanit!

Nëse vetëm e keni ëndërruar, tani erdhi koha për ta parë nga afër, Kapelën Sistine! Pa u ndier sikur jeni në një autobus të...