24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Arrestohet një 22 vjeçar për vrasjen e shqiptarit në Londër, Flamur ‘Alex’ Beqirit

Një suedez është arrestuar në aeroportin e Kopenhagën me dyshimin se ka vrarë Flamur ‘Alex’ Beqirin më 24 dhjetor në sy të familjes.

Beqiri, 36 vjeç, ka qenë i lidhur me disa vrasje të bandave në Suedi, dhe dikur ishte një nga burrat më të kërkuar të vendit.

Babai i dy fëmijëve u ‘mbush’ me plumba para gruas dhe djalit të tij jashtë shtëpisë së tyre prej 1.5 milion pound në Battersea, Londër.

 

22 vjeçari, nga Malmo, Suedi, u arrestua nga policia daneze ndërsa u kthye nga një udhëtim në Tajlandë, siç raportohet nga gazeta suedeze Kvallsposten.

Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha: ‘Një burrë 22-vjeçar u arrestua në Aeroportin e Kopenhagën, Danimarkë, më 20 janar me një Urdhër Arrestimi Evropian me dyshimin për vrasjen e Flamur Beqirit.

“Ai mbetet në paraburgim në Danimarkë në pritje të procedurave të ekstradimit përsëri në Mbretërinë e Bashkuar.”

Në vitin 2008 Flamuri u emërua si një nga burrat më të kërkuar të Suedisë pasi detektivët thanë se ai ishte pjesë e një unaze ndërkombëtare të kontrabandës së drogës që transferoi 2 milion £ kanabis në Skandinavi, akuza që u rrëzuan më vonë./tch.

Më Shumë

Universiteti i Prizrenit shpall konkursin për pranim të studentëve të rinj

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – baçelor, për vitin akademik...

Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në dy vende të ndryshme në Prizren brenda gjysmë ore. “Kanë qenë dy aksidente rreth orës 16:00 dhe 16:30. Në...

Lajmet e Fundit