9.1 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2020

As në varr nuk e zbuti shpirtin: Zbardhet testamenti i Nexhmije Hoxhës, i bën të papriturën të birit dhe nuses

Në letrën e testamentit të Nexhmije Hoxhës që publikoi sot gazetari Xhevdet Shehu i gazetës DITA, vihet re fakti që në asnjë moment, Nexhmija nuk përmend djalin e saj Sokolin dhe nusen e tij Liljanën.

Nexhmija quan si të vetët vetëm Ilirin e Pranverën pra djalin dhe vajzën, bashkë me pasardhësit e tyre duke mohuar kështu djalin Sokolin bashkë me fëmijët e tij. Teksa nusen e Ilirit, Teutën e ngre në qiell, Liljanën, nusen e Sokolit, Nexhmija nuk e përmend fare.

“Ishit veçanërisht ju, ti Ilir me Teutën e fëmijët tuaj, edhe Pranvera me të sajët, që ma bëtë jetën të jetueshme, me përkujdesjet e veçanta dhe dashurinë e ngrohtë që më rrethuat në vetminë e madhe që më la Enveri. Prandaj e meritoni “bekimin e nënës”, shkruan Nexhmija.

“Unë uroj dhe shpresoj që të paktën fëmijët e Sokolit, që janë gjaku i Enverit dhe mbajnë emrin e tij, në t’ardhmen, pas nesh, ata vetë dhe fëmijët e tyre, që do të rriten në një klimë tjetër, ndoshta jo kaq të ngarkuar me konflikte politike, të ndjekin, bashkë me fëmijët tuaj e të Pranverës, në shembullin e tyre konsekuent, rrugën e drejtë në mbrojtje, brez pas brezi, të emrit, rolit e veprës së gjyshit të tyre, Enver Hoxhës”, shkruan më tej Nexhmija në letër.

Ndërkaq, mësohet se Sokoli nuk i ka shkuar në varrim të ëmës, Nexhmijes që vdiq dje në moshën 99-vjeçare.

Letra e plotë:

Të dashurit bijtë e mi, Ilir e Teuta,

Qofshi të gëzuar e paçi bekimin tim për gjithë jetën! Bekimi duket sikur është një atribut fetar, që jepet nga zoti ose një i shenjtë. Jo! Unë nuk njoh zot. Perëndia ime është ndërgjegjja, mirësia, dashuria, ndershmëria, e vërteta, bukuria te njeriu, shoqëria e natyra. Unë s’jam e shenjtë, bekimi im është “bekimi i nënës”, bekimi më i sinqertë dhe i pastër, i dalë nga zemra me gjithë shpirt. Lum kush e fiton! Ky “bekim” nuk është një pasuri në para e flori, në prona e të mira materiale, po është një pasuri e paçmueshme shpirtërore që njeriu e fiton me respekt, dashuri, mençuri e mirësjellje ndaj asaj që e ka sjellë në jetë dhe ndaj atyre që e kanë rritur e ndihmuar të bëhet “njeri”.

Të kesh bekimin e nënës dhe respektin e gjithë atyre që ke pasur përkrah në rrugën e jetës, të bën të jetosh i qetë, në paqe me ndërgjegjen tënde, i dashur dhe i lumtur në familje, i nderuar në shoqëri.

Ishit veçanërisht ju, ti Ilir me Teutën e fëmijët tuaj, edhe Pranvera me të sajët, që ma bëtë jetën të jetueshme, me përkujdesjet e veçanta dhe dashurinë e ngrohtë që më rrethuat në vetminë e madhe që më la Enveri. Prandaj e meritoni “bekimin e nënës”.

Ti, Ilir, u ndodhe e qëndrove i palëkundur në ballë të një lufte të egër hakmarrëse, përballove përndjekje të paimagjinueshme, akte barbare si ai i zhvarrimit të babait tënd, shpërnguljen me dhunë dhe degdisjen e familjes tënde në një skaj të Tiranës, në një banesë gjysmë të shkatërruar, pa drita e ujë.

Me shumë sakrifica ti, Ilir, bashkë me Teutën, më ndoqët me gjithë përkujdesjet e plotësimit të nevojave deri në burgun famëkeq të Tepelenës. Mbrojtjen publike në shtyp të emrit e veprës së babait tënd, si edhe në gjyq, ti e pagove me burgim, të cilin e durove dhe e kreve si bir i denjë i Enverit.

Por ti munde të përballosh e të dalësh i nderuar nga kjo luftë e pamëshirshme e forcave reaksionare, revanshiste, antikomuniste e antikombëtare, sepse përkrah teje pate shoqen e jetës tënde, Teutën.

Nëqoftëse unë, kur dola nga burgu, gjeta një krevat për të fjetur, bibliotekën me veprat e Enverit si dhe 2-3 kolltukë ku të pres miqtë, këto i kam në sajë të kujdesit të Teutës. Krahas punimeve për t’i bërë disi të banueshme ambientet që i dhanë Ilirit e Pranverës përtej Laprakës, që si për poshtërim ia vunë emrin “te pularia”, Teuta (edhe pasi u burgos Iliri) përballoi plotësimin e nevojave për fëmijët e saj, për Ilirin e mua në burg si edhe për Sanon, që u vendos në një garsonierë pranë, duke e ndihmuar me shërbime që kish nevojë mosha e saj, duke i bërë edhe 1 a 2 herë në ditë injeksionin e insulinës për diabetin që kish, siç ia kish bërë edhe te vila 6, gjatë mungesës sime, kur isha në burg.

Karakterin e saj të fortë, Teuta e tregoi veçanërisht gjatë arrestimit e burgimit të Ilirit. Si për çdo grua shqiptare burgosja e burrit, e babait të fëmijëve, vajtja për takim në ato ambiente të frikshme, qenë strese jashtëzakonisht të rënda.

Të gjitha këto që përmenda vërtetojnë atë fjalën e urtë të popullit: “Njeriu njihet në kohë të vështira”. Teuta e tregoi këtë.

Koha tregoi se ti, Ilir, kishe bërë një zgjedhje të mirë për shoqen e jetës. Se gruaja mund të bëjë të lumtur, ajo mund edhe të ta nxijë jetën. Një shembëlltyrë e tillë i ndodhi djalit tjetër tim, Sokolit, për fatkeqësinë e tij e të familjes sonë, u lidh me një grua jo vetëm të sëmurë nga nervat, por të sëmurë nga koka e të ligë nga shpirti. Siç tregoi koha, ajo kish qenë mish i huaj që kur hyri në shtëpinë tonë, po që me ndryshimin e klimës politike në vend erdhi në dekompozim e degradimin e fundit politiko-moral.

Duke qenë në burg, askush s’më ka shkruar letra aq të poshtra sa ajo. Nuk ia vlen të zgjatem me marrëzitë e saj… Të gjitha këto më shkaktuan një dhimbje të thellë, por nuk e lashë veten të më mposhtë, se kisha detyrime të tjera, politike e njerëzore, të mbroja publikisht Enverin nga fushata e ndyrë e antikomunistëve, ballistëve e gjithë skota e bashkëpunëtorëve me nazi-fashistët, që s’kanë pushuar së përbalturi emrin e figurën e Enver Hoxhës dhe nuk do të pushojnë të shtrembërojnë historinë 50 vjeçare të pushtetit popullor e të shoqërisë socialiste, nën udhëheqjen e tij.

Dhimbja e keqardhja për këtë lloj qëndrimi është e madhe, por në ndërgjegjen time kam qenë e jam e qetë, se në asnjë kohë, si në fëmini, në rini e më vonë, Sokolin e kam dashur njëlloj si Ilirin dhe Pranverën, është absurde ta mendosh e ta thuash, përse mund ta paskam dashur më pak (!!!), përse “unë s’paskam qenë kurrë nënë për të (!!!). Përkundrazi jam kujdesur e i kam qëndruar më afër, sepse më vinte keq, se kish gruan me shëndet të dobët (kështu gjykonim atëherë kur kjo “nuse” nusëronte urtë e butë, duke buzëqeshur ose kur me “dobësitë” e saj të papritura na bënte t’i venim rreth shtratit a ta dërgonim në Paris). Për lidhjet afektive, normale me Sokolin, si nënë e bir, madje dhe me të shoqen, flet dhe Ditari im shumëvjeçar si dhe korrespondenca jonë me dhjetëra e dhjetëra letra.

Por unë nuk u lëshova edhe pse pata mbështetjen e ngrohtësinë e Ilirit e Pranverës, Teutës e Klemit si dhe të fëmijëve të tyre, po ashtu dhe të shumë shokëve e shoqeve, miqve e dashamirësve të familjes së Enverit.

Duke qenë ende në burg, Klemi më tha: “Ti ke në dispozicion shtëpinë tonë që na kanë dhënë nga Lapraka, do të jesh pranë Ilirit, deri sa të rregullohemi të vijmë edhe ne”. Klemi dhe Pranvera, për veten e tyre, me vite jetuan si mos më keq nëpër shtëpitë e njerëzve të tyre bujarë, duke fjetur në divane e krevatë portativë. Po për shërbimet, ndihmat e përkujdesjet e Klemit e Pranverës, nuk po zgjatem në këtë letër, që po e shkruaj më shumë për ju të dy, Ilir e Teuta.

Të dashur Ilir e Teuta,

Desha t’ju shpreh mirënjohjen time për dashurinë e përkujdesjet që keni treguar ju të dy ndaj meje, por padashur vajti “gjuha te dhëmbi i dhëmbur e i krimbur”, megjithëse ky kapitull për mua e për ju është i mbyllur.

Unë uroj dhe shpresoj që të paktën fëmijët e Sokolit, që janë gjaku i Enverit dhe mbajnë emrin e tij, në t’ardhmen, pas nesh, ata vetë dhe fëmijët e tyre, që do të rriten në një klimë tjetër, ndoshta jo kaq të ngarkuar me konflikte politike, të ndjekin, bashkë me fëmijët tuaj e të Pranverës, në shembullin e tyre konsekuent, rrugën e drejtë në mbrojtje, brez pas brezi, të emrit, rolit e veprës së gjyshit të tyre, Enver Hoxhës.

Po e mbyll këtë letër edhe një herë me urimin: Rrofshi e qofshi të gëzuar bashkë me fëmijët tuaj! Paçi bekimin tim për gjithë jetën!

Ju përqafoj me dashuri mëma juaj, Nexhmije

- Advertisement -

Më Shumë

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës paralajmërojnë protesta: Nuk kemi marrë paga tash e një vit

Sindikata e punëtorëve të Lotarisë së Kosovës, përmes një komunikatë për medie kanë bërë të ditur se kanë kërkuar të përfshihen në pakon financiare...

Aktori kryesorë i filmit “Mrekullia në qelinë nr. 7” flet për herë të parë…

“Mrekullia në qelìnë Nr.7? është filmi më i suksesshëm i momentit në ” Netflix”. Në këto ditë qëndrimi të izòluar, njerëzit kanë zgjedhur të shohin...

Pas miratimit të Pakos Emergjente Fiskale, kompania vendore vendos që vet t’ua paguaj punëtorëve detyrimet financiare

Me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, qeveria në detyrë ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit...

Shërohet edhe personi dytë nga Malisheva, i prekur me COVID-19

Bazuar në raportet dhe kontaktet e rregullta me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sonte në ora 21:02, përmes postës elektronike, është konfirmuar...

SHBA, vatra e re e Coronavirusit: Spitalet e New Yorkut në kaos, pacientët shtrihen në korridore

SHBA është kthyer në vatrën kryesore të koronavirusit në botë dhe deri më tani ka regjistruar numrin më të madh të të infektuarve. Pamje...

Suhareka me formë të re për evidentimin e të sëmurëve

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka treguar një formë të re për evidentimin e të sëmurëve kronik në këtë komunë. Ekipi Mjekësor i...

Vendet që i heqin kufizimet do të kenë pasoja më të mëdha ekonomike

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se vendet që nxitojnë t’i heqin kufizimet e karantinës rrezikojnë një rënie...

“Tani nuk është koha të mendoni për atë që nuk keni…”

Me këtë frazë Ernest Heminguej na bën thirrje të mos dorëzohemi, edhe kur pengesat që jeta vë para nesh duken të pakapërcyeshme. Shprehja e...

Deputeti i Vetëvendosjes, Abrashi: Vetëm zgjedhjet janë zgjidhje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Prizreni, Artan Abrashi, thotë se vetëm zgjedhjet janë zgjidhje për vendin. Sipas tij, çdo marrje e pushtetit pa zgjedhje demokratike...

Dieta e Nora Istrefit në periudhën e vetizolimit

E mbyllur në shtëpi prej disa ditësh për shkak të virusit COVID-19, këngëtarja e shumë hiteve muzikore, Nora Istrefi ka dhënë një interviste përmes...

Arabia Saudite kërkon nga myslimanët që t’i shtyjnë rezervimet për haxh

Arabia Saudite ka kërkuar nga myslimanët që planifikojnë të marrin pjesë në peligrinazhin e Haxhit që t’i shtyjnë rezervimet për shkak të pasigurisë lidhur...

Të martuar për 51 vjet, vdiqën nga koronavirusi për gjashtë minuta dallim

Para pak javësh, Stuart dhe Adrian Baker ishin në gjendje të përsosur shëndetësore. Çifti i pandashëm ka qenë i martuar për më shumë se...

Kjo video e Besit dhe Xhenislës do t’ju bëjë të qeshni me lot

Karantinë po ua bëjnë më të lehtë. Bes Kallaku gjatë gjithë kësaj periudhe pandemie ka qëndruar afër me ndjekësit përmes rrjeteve sociale. Komediani së bashku me...

Erdogan: Pagën time për 7 muaj do t’ia fali popullit tim

Presidenti i Republikës së Turqisë sot në një komunikatë për media e hapi kampanjën ” Solidariteti Kombëtar”. Situata në Turqi po vështirësohet dita ditës për...

Rama nuk heq dorë, paralajmëron burg për ata që nuk zbatojnë rregullat pas të hënës

Kryeministri Rama ka paralajmëruar se nga e hëna do të nisin të zbatohen masa të reja ndëshkimore për personat që nuk respektojnë distancimin social...

Vlora Dumoshi: Do të mbetet i paharruar kontributi sportiv i Fazli Azemit

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka dërguar një telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së punëtorit sportiv, Fazli Azemi. Ajo ka thënë...

Lajmet e Fundit

“Dikush po do gjakderdhje në Veri për t’i hapur shampajnat e ndarjes së Kosovës”

Shefi i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti, pwrmes një videoje të publikuar në rrjetin oscial Facebook, ka thënë se politikanë në Serbi e Kosovë...

Selamaj denoncon fabrikimet me “SMS”, thotë se po bëhet në stilin e shërbimeve sllave

Deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pas publikimit të disa bisedave të montuara në rrjete sociale në mes të anëtarëve të...

Vendet që i heqin kufizimet do të kenë pasoja më të mëdha ekonomike

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se vendet që nxitojnë t’i heqin kufizimet e karantinës rrezikojnë një rënie...

Masa e kufizimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve të mbetet në fuqi deri me 12 prill

Qeveria e Kosovës, ka mbajtur mbledhje në të cilën ka vendosur që masa e kufizimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve të mbetet në...

Vdiq mjeshtri i komedisë shqiptare, Gëzim Kruja

Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare, “Mjeshtri i Madh” Gëzim Kruja, raporton TCH. Kohët e fundit ai vuante nga një sëmundje e rëndë teksa...
Do NOT follow this link or you will be banned from the site!