22.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Asnjë rast i prekur me COVID-19 nga Malisheva

Sonte nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19 nga Komuna e Malishevës, përderisa testet e bëra të ditës së sotme kanë rezultuar negative.

Kjo është konfirmuar nga komunikimi zyrtar i Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, sipas të cilit, janë bërë dy teste për COVID-19 dhe të dy testet kanë rezultuar negative.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19, apelon tek qytetarët që në përpikëri ti zbatojnë masat dhe rekomandimet e IKSHP-së, për mbajtje të distancës, mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, dhe masat tjera, në mënyrë që të mos përhapet ky virus dhe të përfundoj kjo betejë shëndetësore, të cilën mund ta mundim përmes zbatimit të masave të kujdesit të shtuar./PrizrenPress.com

Më Shumë

Mot me diell, temperaturat arrijnë deri 35°C

Moti për sot do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C,...

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së dhe TMK-së, Ramadan Hoti

Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë Ramadan Hoti – i njohur ndryshe si daja Dan, nga fshati Samadrexhë e Suharekës. Ai ishte...

Lajmet e Fundit