9.1 C
Prizren
E diel, 25 Tetor, 2020

Avdyli: Të hiqet taksa, mos të lëkundet besimi me SHBA-në

Institucionet e Kosovës i kanë kapacitetet e duhura për tu përballur me epideminë e Koronavirusit, e cila është përhapur tashmë në mbarë botën. Për këtë epidemi nuk duhet të shkaktohet panik, por duhet të tregohet vigjilencë. Kështu ka deklaruar Haxhi Avdyli, deputet i LDK-së në një intervistë për “Front Online”.

Ai tha se nëse kjo epidemi i kalon parashikimet meqë ende nuk ka asnjë kurë për të, do të shkaktojë probleme.

Avdyli në këtë intervistë ka kritikuar qeverisjen e kaluar në sektorin e shëndetësisë të udhëhequr nga ish-ministri Uran Ismaili, për të cilin thotë se ka bërë vetëm ndryshime kozmetike.

Ai ka deklaruar se në këtë drejtim, sektori i shëndetësisë në Kosovë ka nevojë për ndryshime thelbësore. Krahas kësaj ai ka aluduar në reformimin e sistemit shëndetësor, dhe në ngritjen e kapaciteteve të kuadrove dhe aparaturave.

Sipas Avdylit, edhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK) ka nevojë për ndryshime të brendshme reformuese.

Haxhiu ka konsideruar se Ligji i Pagave i dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit ka qenë veprim skandaloz dhe i padrejtë.

Ai thotë se ky Ligj do të duhej të rishikohet përmes komisioneve parlamentare e jo Avokati i Popullit ta bllokojë këtë Ligj.

Deputeti i LDK-së në këtë intervistë ka folur edhe për heqjen e taksës dhe zëvendësimin me reciprocitet.

Ai ka kërkuar që sa më shpejt vendi ta heq taksën dhe t’i hapët mundësi dialogut me Serbinë.

Haxhiu ka kritikuar qeverinë e kaluar që vendosi taksën ndaj produkteve të Serbisë, për të cilën thotë se kjo qeverisje në mënyrë agresive ka dashur që ta imponojë politikën e gabuar.

“Mendoj që dështimi i Qeverisë së kaluar që të shkoj deri në fund duke dhënë dorëheqje tani me mënyrë agresive duke dashur që ta imponojnë politikën e tyre të gabuar. Kosova duhet që sa më shpejt ta heq taksën, jo për hatër të Serbisë apo dikujt tjetër. Por kjo duhet të bëhet edhe si kërkesë e miqve tanë që janë decidiv me kërkesën e tyre për heqjen e taksës”, ka thënë Avdyli mes tjerash për “Front Online”.

Intervista e plotë me Haxhi Avdylin:

Front Online: A besoni se Kosova ka kapacitete të mjaftueshme për ta përballuar Koronavirusin?

S’duhet të bëhet panik, Kosova ka kapacitete për tu përballur me Koronavirusin

Haxhi Avdyli: Mendoj që Kosova i ka kapacitetet e duhura shëndetësore për tu përballuar me trajtimin e këtyre rasteve, aq sa i kanë kapacitetet edhe shtetet tjera. Duhet cekur se për këtë epidemi nuk duhet të ketë panik, por duhet të ketë vigjilencë të shtuar. Kur e them këtë mendoj që duhet të punohet në parandalimin e aq sa ka mundësi sepse është shumë vështirë që të parandalohet. Do të thotë duke evituar kontaktet, duke mbajtur higjienën e gjëra të tjera. Ndërsa për punën e trajtimit, kjo e bënë këtë epidemi pak më të rrezikshme se epidemitë tjera, se nuk është epidemi që ka vdekshmëri të lartë. Mirëpo është një epidemi e zakonshme e virusit të gripit, sikur viruset tjera, por e bënë se është një virus i ri. Dhe si i tillë ende nuk ka një kurë apo një trajtim të nevojshëm në aspektin e vaksinave si dhe në aspektin e trajtimeve tjera. Mendoj që kapacitetet e vendit tonë, si kuadro si Klinika e Infektive por edhe repartet tjera infektive në rajone i kanë mundësitë që ta bëjnë trajtimin e kësaj epidemie. Normal nëse kjo epidemi del në përmasa të larta atëherë ka me na shkaktuar problem. Ne e pamë edhe në Kinë që brenda ditës ndërtonin spitale. Por mendoj që kjo epidemi tash ka me shkuar duke rënë sepse e ka arritur maksimumin e vet. Dhe besoj që tani ajo faza më akute më e madhe e rritjes së saj është në përfundim dhe do të shkoj duke u zvogëluar virulenca apo sëmundshmëria e këtij virusi.

Front Online: Disa herë e keni kritikuar ish-ministrin Uran Ismaili për dështime në sektorin e shëndetësisë. A prisni që ministri aktual Arben Vitia të sjell ndryshime?

Haxhi Avdyli: Çdo ministër, çdo qeveri me buxhetin që ka dikund 200 milionë bëhen disa ndryshime. Por shëndetësia nuk ka nevojë vetëm për ndryshime kozmetike siç ka ndodhur në të kaluarën, por ka nevojë për ndryshime thelbësore. Kur e them këtë mendoj që ka nevojë për një reformim të sistemit shëndetësor. Ka nevojë për ngritje të kapaciteteve si në kuadro, në aspektin e aparaturave dhe shumë gjëra tjera. Në këtë drejtim ka pasur ngecje të madhe në reformën për shëndetësi. Nuk është bërë asnjë hapë përpara në avancimin e reformës financiare duke impementuar ligjin e sigurimeve shëndetësorë, nuk është bërë asnjë hapë para në ngritjen e kapaciteteve të resurseve humane. Duhet të thuhet haptas që sot në secilën klinikë që shkojmë vërejmë se ka mungesa të kuadrove, të doktorëve, shumë mjekë janë duke ikur jashtë. Shumë njerëz të cilët janë të shkolluar nga shteti ynë nuk po arrijnë të gjejnë vende pune këtu. Gjatë tër mandatit të ish-ministrit Uran Ismaili nuk ka pasur asnjë lëvizje përpara duke krijuar specializime që është shumë e nevojshme. Tani është shumë herët të themi se ministri i ri do të ketë qasje pro aktive në këtë drejtim. Por besoj se e ka kuptuar që cilat kanë qenë mangësitë e kaluara dhe duhet të punohet për përmirësimin e asaj gjendje ku ka mbet. Ka shumë punë. Me këtë buxhet të cilin e ka shëndetësia nuk mund të jemi shumë optimist që do të kemi ndryshime të mëdha. Por me një angazhim të të gjithëve si të pozitës dhe opozitës, të shoqërisë civile dhe staft shëndetësor do ta bëjmë më të mirën të mundshme, së pari duke reformuar sistemin shëndetësor por edhe duke avancuar cilësinë e shërbimeve shëndetësore nga një fshat më i largët e deri në Qendrën Klinike Universitare.

Front Online: A duhet bërë ndryshime në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar për t’u zhvilluar ky sektor?

Haxhi Avdyli: Thelbi apo qendra e shëndetësisë dhe vendi ku bëhen trajtimet më të avancuara është Qendra Klinike Universitare. Mund të themi se ka pasur lëvizje përpara në QKUK kryesisht në disa reparte por akoma sot ka mungesa të mëdha në shumë reparte kryesisht të kuadrove të cilat në shumë reparte kanë ikur dhe po ikin dhe të njëjtën kohë ka mungesa të aparaturave të nevojshme. Një prej gjërave që duhet në këtë qendër është edhe reformimi në këtë qendër. Duke ndryshuar organizimin e brendshëm të QKUK-së, sepse ky organizim nuk ka dal më i miri i mundshëm. Ndoshta duhet një reformim në kuadër të krijimit. Sepse kemi shumë koncentrim shumë të madh te një person. Konkretisht tek drejtori i SHSKUS-së Basri Sejdiu i cili ka një koncentrim shumë të madh të kompetencave sa që ai është drejtor edhe i reparteve në Gjakovë edhe në Prizren. Mendoj që decentralizimi dhe delegimi i përgjegjësive vetëm çka e shton, normal gjithmonë duke e monitoruar dhe kontrolluar nga organet siç janë ministria. Duke e kontrolluar mënyrën e punës të secilit institucion. Një prej atyre çka duhet QKUK por edhe shumë institucione, është edhe rritja e financimit apo buxhetit i cili deri më tani nuk ka qenë ai më i madhi. Ka pasur mungesa të barnave dhe mungesa me material shpenzues. Mendoj që në këtë drejtim që ministria e re duhet t’i kushtojë kujdes që politikat e prokurimit të barnave dhe furnizimit të jenë më të avancuara dhe mos të kemi raste që për shkaqe të prokurimit të mbesin pacientët pa e marrë shërbimin me barnat e duhura.

Skandaloz vendimi për ta dërguar në Kushtetuese Ligjin për Paga

Front Online: Mjekët kosovarë punojnë me paga të ulëta, derisa Ligji për Paga është ende në Kushtetuese. A do t’i rris kjo Qeveri pagat e punëtorëve, nëse Ligji hidhet poshtë nga Kushtetuesja?

Haxhi Avdyli: Odiseja e dërgimit të Ligjit të Pagave nga Avokati i Popullit në Gjykatën Kushtetuese ka qenë një veprim skandaloz. veprim i padrejtë, veprim për të cilin mendoj që është i ndikuar politikisht, është me urdhër të dikujt që ky Ligj të bllokohet. Sepse ky Ligj ka mundur që të lihet që ne ta riamandamentojmë, t’i adresojmë të gjitha kërkesat e të gjitha grupeve që janë me të drejt të shkelur në disa momente, ku ka një gjysmë kuote ose një më mangu. Mendoj që në këtë drejtim kishim mundur që në kuadër të parlamentit dhe komisioneve parlamentare t’i adresonim këto. jo një avokat i popullit që nuk ka kurrfarë kompetence që të bëjë bllokimin e rritjes së pagave për mijëra punëtorë. Këtë e ka bërë sepse ja ka lejuar ajo mundësia ligjore që ta dërgon dhe tani Kushtetuesja është duke u vonuar. Limitet e kohës së tyre mendoj që janë në fund. Do të ishte gabim i Gjykatës Kushtetuese nëse do ta bllokonte këtë Ligj. Por ne si komisione parlamentare dhe si deputetë do t’i adresojmë të gjitha këto. E jo në zyrat që nuk janë kompetentë për t’i bllokuar Ligjet. Punëtorët publik, punëtorët shëndetësorë presin rritje të pagave. Mendoj që në këtë drejtim ky Ligj i adreson shumë kërkesat, edhe pse ka mangësi që ne edhe mund t’i shikojmë.

Front Online: A duhet Qeveria ta heq taksën deri nesër, siç po kërkojnë partnerët ndërkombëtar dhe cili është qëndrimi juaj për reciprocitet me Serbinë?

Haxhi Avdyli: Dihet që dy partitë të cilat janë në pushtet, LVV dhe LDK, nuk e kanë pasur në politikën e tyre taksën si mjet për tu ballafaquar me Serbinë, për të adresuar çështje të pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë. Mendoj që ne kemi qenë shumë të qartë edhe gjatë fushatës dhe më tutje, që ne parapëlqejmë reciprocitetin si një mjet i cili është shumë më praktik, më shumë domethënës. Dhe askush nuk mund të thotë pse ju po e vendosni këtë masë kur të njëjtën gjë e ka edhe shteti tjetër ndaj nesh. Mendoj që dështimi i Qeverisë së kaluar që të shkoj në deri në fund duke dhënë dorëheqje tani me mënyrë agresive duke dashur që ta imponojnë politikën e tyre të gabuar. Kosova duhet që sa më shpejt ta heq taksën, jo për hatër të Serbisë apo dikujt tjetër. Por kjo duhet bëhet edhe si kërkesë e miqve tanë që janë decidiv me kërkesën e tyre për heqjen e taksës. Dhe të fillohet t’i hapët mundësi dialogut. Politika nuk është fikse, politika është dinamike dhe nëse në një kohë kjo taksë e ka pasur efektin e vet. Në një kohë kur politika e dialogimit të Hashim Thaçit,Vuciqit dhe Ramës ka qenë në drejtim të shkëmbimit të territoreve apo shkëmbimit, tani ai rrezik më nuk është. Ne duhet t’i hapë Kosovës perspektiv dhe mos ta lëndojmë besimin e aleatëve tanë, konkretisht SHBA-së dhe vendeve evropiane. Unë besoj që qeveria e re e ka thënë qartë kjo gjë do të ndodhë, tash për kohën kur do të ndodh nuk e di saktësisht por mendoj që kjo duhet të bëhet. Sepse kjo ka qenë edhe premtim i yni. Është edhe zotim para miqve tanë. Dhe me këtë masë ne do të jemi komod dhe më të fort në ballafaqim me Serbinë./Front Online/

- Advertisement -

Më Shumë

A do ta kandidojnë Vlora Çitakun për presidente? Përgjigjet nënkryetari i PDK-së

I ftuar në emisionin “Frontal” në T7, nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, është pyetur nëse nga kjo parti do të kandidohet për presidente Vlora...

PDK në Prizren: Qeveria komunale, me veprimet e veta e ka sjellë arsimin buzë kolapsit total

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, me anë të një konferencë për medie ka folur për situatën në arsim në këtë komunë. Sipas...

“Unë si koordinator nuk mund që me snajperkën time të luftës t’i ruajë sistemet e ndjeshme të çdo institucioni”

Koordinatori Nacional për sulme kibernetike, Zafir Berisha, i ka reaguar Agron Demit nga Instituti “GAP”, i cili e bëri përgjegjës për vjedhjen e dy...

Ky ilaç jep efekte kundër koronavirusit, por nuk është magjik

Ilaçi Remdesivir ul disi numrin e vdekjeve dhe kohëzgjatjen e sëmundjes pas infektimit me Corona, por nuk është ai ilaçi magjik, siç pritej. Një...

Shtëpia e familjes Rada në Prizren, pjesë e regjistrit të Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të përkohshme

Shtëpia e familjes Rada i është shtuar regjistrit të Listës së Trashëgimisë Kulturore dhe ka marr statusin e monumentit në mbrojtje të përkohshme, njofton...

33 vjeçari nga Suhareka është diagnostifikuar me leukemi akute, familjarët kërkojnë ndihmën tuaj

Valon Gashi nga fshati Reshtan i Komunës së Suharekës është diagnostifikuar me Leukemi Akute (AML). Trajtimi i tij kushton 150 mijë euro dhe në mungesë...

Prizren, 5 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 974 mostra të marra nga ShSKUK...

Edhe në kohë karantine u keqpërdor buxheti për dreka zyrtare

Shpenzime në emër të drekave e darkave në takime zyrtare me delegacione janë bërë edhe në muajt kur Kosova ndodhej në karantinë – kufijtë...

Muharremaj: Vazhdojnë punimet e infrastrukturës në Sallagrazhdë

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka vizituar Sallagrazhdën, ku nga afër ka parë punimet që po vazhdojnë sa i përket rregullimit të infrastrukturës në...

Begaj nderon me mirënjohje pronarin e “Mulliri i Ri” në Mamushë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka nderuar me mirënjohje “Mulliri i Ri” nga Mamusha, Raif Morinën, në emër të vëllezërve Morina, pronar...

Kosova pëson rënie në ranglistën e FIFA-s

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar rënie në renditjen e përgjithshme botërore të FIFA-s, të publikuar të enjten. “Dardanët” aktualisht zënë pozitën e 117-të...

Mungonin paratë për rrugën Prizren–Prevallë, kështu u zbulua hajnia e dymilionëshit në Thesar

Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës kanë arritur të vërejnë të parët vjedhjen e mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Kjo pasi që...

Një bankë e re futet në tregun e Kosovës

Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës (BQ) ka marrë vendim përfundimtar për licencimin e “Banka Credins Kosovë”, si subjekti më i ri në...

Bastisen dy lokale në Samadraxhë të Suharekës për organizim të skemave piramidale

Në fshatin Samadraxhë të Suharekës janë bastisur dy lokale nga policia për organizim të skemave piramidale, raporton PrizrenPress. Sipas raportit 24 orësh të policisë, në...

Skandal: Avullohen mbi dy milionë euro nga Thesari i Shtetit, gjysma dalin jashtë Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar mbrëmë një person, i cili dyshohet se bashkë me dy të tjerë, duke përdorur thesarin shtetëror...

Orë vendimtare për Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo do ta mësojë sot nëse do të lejohet të luajë për Juventusin kundër Barcelonës dhe rivalit të moçëm, Lionel Messi, javën e...

Lajmet e Fundit

Kur të vdes mos bëni lajmërime nga ato që ngjiten nëpër muret

Testamenti i Mitrush Kutelit Dëgjo! Shenjat nuk i kam të mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem për në zyrë a për shëtitje dhe më...

Manifestimi Letrar -Kulturor “Shpata e fjalës” në Prizren/ Hapet konkursi për poezi

Është hapur konkursi për Manifestimin letrar e kulturor “Shpata e fjalës”. Krijuesit pjesëmarrës do të mund t’i dërgojnë poezitë e tyre deri më 2...

Suharekë: Vazhdojnë punimet e rrugës në fshatin Sllapuzhan (FOTO)

I pari i Suharkës Bali Muharremaj nuk ndalet as në vikend. Në një postim në rrjetin social facebook Muharremaj ka bërë të ditur se ka...

“E kam njohur në burg”, spikerja e lajmeve tregon si u dashurua me politikanin

Sot në emisionin Rudia në Tv Klan ka qenë një çift i njohur i ekranit. Edhe pse ende shumë të rinj në moshë ata...

Pse disa njerëz vishen vetëm me të zeza?

Në mos në shoqëri, në punë a në shkollë duhet të keni dikë që vesh gjithnjë të zeza. Në ditë të mira mund ta...