27 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025

Elmando Gjini huazohet te Vllaznia e Shkodrës

Ballkani ka zyrtarizuar sot huazimin e mesfushorit të ri Elmando Gjini te KF Vllaznia e Shkodrës.

Sipas njoftimit të klubit nga Suhareka, marrëveshja është arritur për një periudhë njëvjeçare dhe do të vlejë për sezonin garues 2025/26, raporton PrizrenPress.

“Të dashur tifozë, ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me klubin KF Vllaznia për huazimin e futbollistit tonë Elmando Gjini”, thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.

Lojtari pritet të fitojë më shumë hapësirë dhe përvojë në kampionatin shqiptar, teksa drejtuesit e Ballkanit i dëshirojnë zhvillim të mëtejshëm në këtë hap të rëndësishëm të karrierës së tij.

“I urojmë Elmando Gjinit shumë suksese dhe zhvillim të mëtejshëm në karrierën e tij gjatë kësaj aventure!” përfundon klubi kampion i shumëfishtë i Kosovës.

Gjini është një nga talentet premtues të Ballkanit, dhe huazimi te një klub me traditë si Vllaznia konsiderohet një hap strategjik për progresin e tij./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Temperaturat arrijnë deri në 37°C

Mot për ditën e sotme parashihet me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu , kryesisht në disa zona të...

Gjendet në Prizren vajza 12-vjeçare e zhdukur nga Rahoveci – Pranon se ishte larguar për të kërkuar lëmoshë

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen...

Lajmet e Fundit