7.1 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2020

Bajrami: Nesër fillon mësimi online përmes dy kanaleve në RTK

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovaconit, Hykmete Bajrami ka deklaruar se janë bërë të gjitha përgatitjet për të filluar transmetimi i mësimit për klasën e parë deri të pestën, i cili nis të hënën, ndërsa pritet që së shpejti të fillojë nga klasa e pestë deri në të nëntën dhe klasat e dymbëdhjeta.

Transmetimi i mësimit do të bëhet në dy kanalet e Radio Televizionit të Kosovës dhe në dy platforma online. Ministrja Bajrmani pranon se procesi nuk është perfekt por është nisma e parë e ministrisë që drejton, ndërkohë që momentin e kthimit të rrethanave normale do të vazhdojë me digjitalizimin e materialeve didaktike, për të ecur në hap me botën e që do të ndikojë edhe në problemet me çanta të rënda.

Bajrami nëpërmjet telefonit i ka thënë KosovaPress-it se ka një javë rresht që janë bërë video-xhirime në shkollën model, ku kanë qenë një numër i madh i mësueseve në bashkëpunim me drejtorinë e arsimit të komunës së Prishtinës.

“Sot prapë një numër i madh i njerëzve po punojnë në organizimin e videove dhe në dy platformat online që i kemi. Mësimi do të fillojë të hënën me 24 mars, do të ketë transmetim në RTK1 dhe RTK 4, ndërkohë, të gjitha video xhirimet do të jenë të disponueshme në platformën e-mësimi dhe gjithashtu materialet që janë punuar me iniciativa private në gjuhën shqipe por edhe në gjuhë të tjera, do t’i huazojmë nga vendet e tjera, do të jenë të disponueshme për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit në një uebfaqen tjerë që quhet e-platforma. Në javën e parë do të kemi mësime kryesisht për klasën e parë deri në klasën e pestë, po besoj që shumë shpejt fillojmë mandej deri në klasën e nëntë dhe klasat e dymbëdhjeta ”, tha ajo.

Bajrami ka folur edhe për sfidat që mund të dalin në këtë proces, me mësimdhënës që nuk kanë qasje në internet por gjithashtu edhe për nxënësit që edhe në mënyrë klasike nuk kanë suksesin e duhur.

“Procesi të cilin po e organizojmë ne nuk është proces perfekt për shkak se gjatë këtyre dhjetë ditëve çdo gjë ka rrjedhur shpejt dhe asnjëherë në Ministrinë e Arsimit nuk është punuar me mësimin online dhe digjitalizimin e materialeve didaktike. E kemi parasysh këtë por e kemi parasysh por gjithashtu e kemi parasysh situatën me të cilën gjendemi ne, rajoni dhe bota, do të thotë janë sfida që po përballemi të gjithë. Tani ne do të bëjmë më të mirën e mundshme, e kemi parasysh gjithashtu që jo gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit kanë qasje në pajise. Forma e mësimit online do të jetë një herë, do të thonë komunikim i një anshëm ku ne do i plasojmë materialet. Ato do të jenë të qasshme për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, mandej ne do të japim udhëzime të qarta se si do të komunikojnë, mësuesit me prindërit, kujdestarët e klasave me mësimdhënësit dhe gjithashtu me nxënësit në klasën e tyre. Në fund do të përgatiten raport nga secili mësues te drejtori i shkollës, secili kujdestar i klasës te drejtori i shkollës do të raportojnë në drejtorinë e arsimit dhe drejtorit e arsimit në MAShT“, tha ajo.

Sipas saj, formë është bërë që nxënësit dhe mësimdhënësit të jenë aktivë.

“Kjo është një formë në mënyrë që nxënësit dhe mësimdhënësit të mos pasivizohen, ne do të krijojmë mjete që ata do të jenë akti v. Tani a është një proces perfekt, jo nuk është. Ju e thatë që arsimi në Kosovë ka të meta edhe në formën klasike si zhvillohet por megjithatë është një hap i mirë. Ky do të jetë një projekt që do të vazhdojë, ne mënojmë që do të përmirësohemi dhe në kthimin e rrethanave normale ne prapë do të vazhdojmë me digjitalizimin e materialeve didaktike që të jemi në hap me vendet e zhvilluara por njëkohësisht kjo do të zgjedh problemin e çantave të rënda”, tha ministrja Bajrami.

Ministrja Bajrami tha se kanë paraparë që nxënësit dhe mësimdhënësit të jenë në kontakt të vazhdueshëm nëpërmjet emailave dhe grupeve të ndryshme në rrjetet sociale.

“Ne tani në këtë pikë ku jemi po shpresojmë që brenda një kohe të shkurtër të kthehemi në bankat shkollore, testimi online do të jetë sfidues por do të shohim dhe të marrim praktikat e vendeve tjera”, tha ajo.

Përndryshe, ministrja Bajrami përmendi një numër të madh të vullnetarëve dhe organizatave joqeveritare që po japin ndihmë në këtë proces. /Telegrafi/

- Advertisement -

Më Shumë

Petrit Çeku me shokë s’e ndalin muzikën në kapërcime distancash

Kitaristi i shquar Petrit Çeku, nga banesa e tij në kryeqytetin kroat po vazhdon të ndajë për publikun performancat me miqtë e tij në...

Përpjekjet e presidentit, të pasuksesshme

Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i përgjigjet kërkesës së presidentit Hashim Thaçi për caktimin e një mandatari të ri i cili do të mund ta...

Një lajm i trishtë, vdes futbollisti 16 vjeçar

Një lajm i trishtë vjen sot për botën e futbollit, teksa mësohet se është ndarë nga jeta Valentino Druzinec.16-vjeçari cilësohej si e ardhmja e...

Pandemia 2020/ Si e pushtoi botën… një virus

Një hulumtim i ri, hedh dritë mbi mekanizmin thelbësor që ka ndikuar në përhapjen e koronavirusit në të gjithë botën, sipas The Guardian, transmeton...

Prizren/ Vajza përkujton babain në 21-vjetorin e rënies: Për shkak të koronavirusit nuk organizuam homazhe

Teuta Muji ka përkujtuar babain në 21-vjetorin e rënies për liri. Por, ky vit është i zymtë për familjen për shkak të gjendjes me koronavirus...

Mëngjes me poza provokuese, partnerja seksi e Pelle nuk frenohet aspak

Viky Varga, partnerja seksi e sulmuesit italian Grazziano Pelle, vazhdon të çmendë fansat e saj në rrjetet sociale. Në Instagram, bukuroshja hungareze është shumë...

Asnjëherë, himni ynë, nuk ka tingëlluar më bukur!

Teksa shumë shtete të tjera, mes tyre edhe superfuqi botërore, kanë mbyllur kufijtë në këtë betejë me armikun e padukshëm të quajtur koronavirus, Shqipëria...

Pacientja me coronavirus nga Korisha kishte qëndruar dy ditë në spitalin e Prizrenit

Komuna e Prizrenit është prekur po ashtu nga pandemia e coronavirusit. Deri më tash në këtë komunë janë konfirmuar tri raste, ku rasti i...

Mjeku i Prizrenit flet nga karantina: Isha te vjehrri i infektuar por mbajtëm distancën, veç unë jam i izoluar jo 45 mjekë

Mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, përkatësisht urgjencës, ka reaguar pas raportimeve në media se shkaku i tij, rreth 45 punëtorë...

Për tri ditë, 20 lindje në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, për tri ditë kanë ardhur në jetë 20 fëmijë. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit, njofton se prej...

Kjo video e Besit dhe Xhenislës do t’ju bëjë të qeshni me lot

Karantinë po ua bëjnë më të lehtë. Bes Kallaku gjatë gjithë kësaj periudhe pandemie ka qëndruar afër me ndjekësit përmes rrjeteve sociale. Komediani së bashku me...

Buxheti i Kosovës rrezikon të humbë rreth 200 milionë euro

Masat që Kosova ka ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, siç janë kufizimet në ushtrimin e aktiviteteve ekonomike, shlyerja dhe shtyrja e obligimeve...

Arrestohen shtatë persona në Rahovec, nuk e respektuan orën policore

Shtatë persona janë arrestuar në Rahovec, për mosrespektim të orarit policor. Tre prej tyre janë ndalur nga policia për 48 orë. Raporti i plotë i policisë Rr....

I martuar me miliarderen kineze, modeli shqiptar dhuron 200 mijë maska për Shqipërinë

Rolando Lekaj e nisi karrierën e tij si model pasi fitoi çmimin e parë në “Miss&Mister Lezha”. Më pas ai mori pjesë në spektakle të...

Çfarë do të ndodhë me topin e artë nëse mbyllet sezoni

Topi i Artë që jepet në dhjetor dhe votohet nga 193 gazetarë për këtë sezon mund të ngelet në mëshirë të fatit për shkak...

Mustafa pas konsultimeve te Thaçi: Nuk është koha për zgjedhje, LDK është për formimin e Qeverisë së re

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka folur para mediave pas takimit që pati me presidentin e vendit, Hashim Thacin, raporton Gazeta Express. Mustafa tha se...

Lajmet e Fundit

Gashi: Kurti vazhdon ta shkelë Kushtetutën dhe ta cenojë veriun e vendit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi ka akuzuar kryeministrin në dorëheqje Albin Kurtin për situatën e krijuar në veri,...

Këngëtarja turke vdes pas 288 ditëve grevë urie

Pas 288 ditësh grevë urie, këngëtarja turke Helin Bolek ka ndërruar jetë, shkruan KultPlus. 28-vjeçarja e kishte nisur protestën e saj mbi nëntë muaj më...

Zafir Berisha: Haskuka ia humbi Prizrenit 500 mijë euro

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, ka lëshuar akuza në drejtim të kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka. Sipas tij, Haskuka ia ka humbur Prizrenit...

Fjala thuhet një herë

Shkruan: Enver Sulaj Dashuria âsht si fletë pentagrami, Ku gërmojmë arkeologjinë e harrimit. Nuk fshihet nga truni ajo fytyrë, As pritjet, As andrrat, As trishtimi i bukur. Në mot, Dielli ka me...

Trumpi refuzon ta bartë maskën, thotë se udhëzimet janë “vullnetare”

Në SHBA ka vazhduar debati sa u përket rekomandimeve për bartjen e maskave në kohën e pandemisë së koronavirusit. Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë...
Do NOT follow this link or you will be banned from the site!