11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

BalkanFEST mbahet më 23 gusht në Prizren, sivjet me program më të pasur

Festivali Multietnik i këngëve tradicionale “BalkanFEST” do të mbahet këtë vit më 23 gusht 2019 prej ores 17:00  në stadiumin e shkollës në Grnçare (Prizren), organizuar nga Shoqata e Kulturës PLEJADA Prizren nën patronazhin e Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunën e Prizrenit dhe programin “Kultura për ndryshim” në kuadër të projektit te BE-së në implementimin nga Qendra Multimedia dhe Instituti Goethe. Festivali do të mbledhë disa qindra interpretues nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Festivali tradicional do të jetë i organizuar për herë të pestë (5) dhe këtë vit do të organizohet në një format më të gjerë dhe me një numër më të madh këngëtarësh tradicionalë të të gjitha komuniteteve nacionale në Kosovë si dhe interpretues nga Presheva, Medjegja, Bujanoci dhe vendet tjera te rajonit.

Siç njoftohet nga Shoqata e Kulturës Plejada këtë vit, çdo komunitet kombëtar do të ketë pjesën e tij të performancës në Festival me një numër të madh surprizash bashke me mysafire nga shtetet e Ballkanit.

Për shkak të interesimit të madh të Festivalit, Këshilli Organizativ thekson se Festivali këtë vit është përgatitur në hapësirën e hapur të stadiumit të shkollës në Grnçare, ku priten disa mijëra adhurues të traditës, kulturës dhe këngëve tradicionale.

Vlen të përmendet se të gjitha komunitetet në Kosovë do të marrin pjesë në edicionin e këtij viti të festivalit (boshnjak, shqiptar, goran, turk, serb, rom, ashkali, egjiptian).

Festivali synon të promovojë dhe të ruajë këngët tradicionale dhe vlerat tradicionale të Republikës së Kosovës si dhe vlerat kulturore të shteteve te rajonit të rajonit të Ballkanit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Pse e ndërpreva seksin për një vit!

“Në mars të vitit 2018, ndalova seksin. Vendosa që për një vit të mos bëj seks apo ndonjë gjë që lidhet me të.” Francisco...

Shenja e horoskopit që shërohet nga dhimbjet e zemrës!

Virgjëresha eshte shenja e horoskopit qe gjen paqe kete fundmuaji. Pasi të shëroheni nga dhimbjet e zemrës, asgje nuk ju ndal me. Do të...

Lajmet e Fundit