13.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

MKRS përkrahë Qendrën Rinore në Malishevë me kompjuterë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e ka mbështetur Qendrën Rinore në Malishevë, me kompjuter, për kabinet të IT për këtë organizatë rinore. Për këtë qëllim sot në Malishevës, kanë qëndruar ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi dhe zëvendësministri Rexhep Mazreku të cilët janë pritur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Ministri Gashi tha se “me të rinjtë dhe vullnetarët e kësaj shtëpie rinore përuruam kabinetin e IT-së me pajisjet e reja, të cilat janë donacion i Ministrisë së Rinisë për të rinjtë e Malishevës. Investimet në fushën e rinisë janë investime për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”. 

Tutje Gashi tha se “ky nuk do të jetë donacioni i fundit, pasi që në vazhdimësi do të ketë përkrahje për qendrat rinore, përmes aktiviteteve të ndryshme”.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Malishevës Ragip Begaj, e ka falënderuar ministrin për vizitën, si dhe për dhënien e këtij donacioni, shumë domethënës për Qendrën Rinore në Malishevë, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme edhe me projekte tjera që ministria i ka realizuar në Malishevë.

Mehdi Krasniqi, zyrtar komunal për rini dhe Amrush Helshani, në emër të Qendrës Rinore, e kanë falënderuar ministrin për këtë donacion shumë të nevojshëm për Qendrën Rinore dhe për vullnetarët e saj, pasi tani mund të mbajnë edhe kurse për IT. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

AKP-ja shpall për shitje 26 asete, 3 lokale në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur të mërkurën ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65, e cila përmban 26...

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se shuma totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që tash e disa muaj po pritet për ratifikim...

Lajmet e Fundit