25 C
Prizren
E shtunë, 11 Korrik, 2020

Bateristi në ritmin e kapërcimit të stileve

Bateristi Granit Havolli si fëmijë nuk ishte fort i dhënë pas sporteve. Por, gjente shokë për lojëra të tjera, si kukafshehthi e kile. Në hyrjen e banesës ku jetonte Havolli kishte edhe diçka interesante, që e tërhiqte.

Si fëmijë, me shpejtësi i kalonte shkallët e ndërtesës dhe hynte në apartamentin e djalit të axhës së tij, Sokol Havollit, i cili tok me shokët e tij e quanin veten “Halucinacioni” dhe bënin rock n’ roll. Këtu nis historia e takimit me muzikën, kur flitet për bateristin Havolli, emri i të cilit figuron në grupe të ndryshme që i shtojnë gjallërinë kryeqytetit, si “Gillespie” e “Sytë”.

“Muzika është një ndër fenomenet me të rëndësishme dhe me ndikimin më të madh në botë. Disa nga ndryshimet me të mëdha sociale kanë ndodhur si shkas i muzikës. Muzika na bashkon, pavarësisht dallimeve tona”, thotë Havolli. Sipas tij, në Kosovë ka mjaft artistë e grupe të mira, por duhet bërë më shumë për promovimin e vlerave të mirëfillta artistike dhe ekspozimin e këtyre grupeve në atë që njihet si pop-kulturë. Për Havollin, bota e muzikës është e pakufishme. Thotë se mjafton që njerëzit të kenë guxim për të eksperimentuar dhe kësisoj ata do të bëjnë ndryshime.

Loja në bateritë e shokut

Kur rikthehet te fëmijëria, tregon se Sokol Havolli ishte basisti dhe solisti i grupit “Halucinacioni”. Thotë se gjersa grupi mbante prova, ai rrinte në një qoshe dhe i shikonte tek performonin. Pikërisht këto prova patën shumë efekt tek ai. Por, tupanxhiut që është lindur në Gjakovë i kishte shërbyer si shkëndijë për të zgjuar brenda tij pasionin për bateritë. Por, frymëzim qe edhe një bend. Behet fjalë për të famshmin “Nirvana”.

Grupi amerikan, aktiv prej 1987 deri më 1994, muzika grunge e të cilit mbetet e njohur dhe vazhdon të ketë ndikim në kulturën moderne të rock and rollit, pati disa tupanxhinj derisa në vitin 1990 atyre iu bashkua bateristi amerikan Dave Grohl. Loja e tij e kishte ngacmuar Havollin.

“Dave Grohl me energjinë e tij eksplozive ka zgjuar diçka brenda meje, diçka që nuk e kisha përjetuar më herët”, thotë ai.

Mirëpo, kontakti i tij i parë me tupanët do vinte më vonë. Fillimisht Havolli do fillonte të luante në kitarë. Në këtë instrument në familjen e tij luante edhe vëllai i madh, Ylli. Shpesh interpretonin bashkë. Një ditë, një shok i tyre, Uran Poreshqi, i kishte lënë bateritë e tij në banesën e tyre./KOHA

- Advertisement -

Më Shumë

I dashuri biznesmen mbulon me dhurata Genta Ismajlin (Foto)

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli prej disa muajsh po shijon lidhje e dashurisë me biznesmenin turk Hysen Usta. Çifti duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin,...

Veteranët protestojnë në mbrojtje të vlerave të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës, ka filluar protestën në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim...

Shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren

Ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Nijazi Kryeziu, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës...

Shehu: Prizreni ka dy aparatura për testim, nëse na lejohet mund të kryejmë numër të madh testimesh

Nënkryetari i Prizren Visar Shehu ankohet për numrin e vogël të testimeve në këtë komunë. Ndërkohë thotë se gjendja e të infektuarve në këtë...

Mandzukic e duan tri skuadra italiane dhe dy gjigantët e Stambollit

Mario Mandzukic është larguar nga skuadra Al Duhail pas një kohe të shkurtër qëndrimi në Katar. Sulmuesi kroat iu bashkua skuadrës nga Katari në afatin...

Alarmi i kreut të OBSH: Koronavirusi ka dalë jashtë kontrollit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se shpërthimi i pandemisë së COVID-19, vijon të mbetet problem për shkak se në...

Pas Haxhi Shalës, AAK-së i bashkohet edhe një asamblist i NISMA-së në Malishevë

Asamblisti komunal i Malishevës nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Luan Kryeziu ka aderuar në Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Lajmin e ka bërë të...

Spitali i Prizrenit po trajton 18 pacientë me COVID-19

Në Spitalin Rajonal në Prizren janë hospitalizuar 44 pacientë, 18 prej të cilëve janë me COVID-19, kurse 26 të tjerë me simptoma, duke i...

Eurosport e çon në qiell Rrahmanin

Verona është një nga surprizat e këtij sezoni në Serie A. Skuadra e trajnerit Juric është shndërruar në një ekip të patrembur dhe nuk...

Ja pse të gjithë po flasin për fejesën e vajzës së regjisorit të njohur Steven Spielberg

Familja Spielberg ka një arsye të madhe për të festuar këtë fundjavë: Destry Allyn Spielberg është fejuar! Vajza më e vogël e regjisorit të njohur...

Kosova ka histori të shenjtëruar, asgjë nuk e zbeh atë

Shkruan: Kudusi Lama Shqiptarët në gjithë jetën e tyre nën pushtimin serb e jugosllav janë ndeshur me pushtuesin pa ndërprerje për ta fituar lirinë. Nuk...

Konfiskohet arma që dyshohet se u përdor në plagosjen e një personi në Suharekë

Policia në Suharekë ka konfiskuar armën me të cilën dyshohet se është plagosur një person në fshatin Mushtisht. “Lidhur me rastin është konfiskuar një armë...

Pandemia nuk i ndal kosovarët të shkojnë në Shqipëri, këto janë statistikat për 11 ditë

Pavarësisht pandemisë kosovarët edhe këtë vit kanë vazhduar drejt Shqipërisë për t’i kaluar pushimet verore. Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës drejtuar arbresh.info...

Berati Unik

Vlera historike, arkitektonike dhe kulturore: Berati – një ndër qytetet më të veçanta në Shqipëri dhe në botë! Sot qyteti i “Një mbi një dritareve”,...

Edhe një herë tjetër, ish-inkasanti i “Hidroregjionit Jugor” nuk e pranon fajësinë për përvetësim në detyrë

Ish-inkasanti i “Hidroregjionit Jugor”, Hafir Gallopeni, në seancën e mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, përsëri është deklaruar i pafajshëm për veprën...

ShBA-të kërkojnë nga Beogradi drejtësi për vëllezërit Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd tha të martën se drejtësia për tre vëllezërit Bytyçi, shtetas amerikanë, të vrarë në vitin 1999, është përparësi në marrëdhëniet...

Lajmet e Fundit

Prizreni, i pari në “listën e zezë” (VIDEO)

Prizreni radhitet i treti në Kosovë sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19, njofton Klan Kosova. Por ky qytet është në krye edhe...

Masakra e Srebrenicës kujtohet edhe në Prizren (VIDEO)

Qerim Bajrami nga Prizreni edhe në këtë 11 korrik, kur shënohet 25 vjetori i kasaphanës sw Srebrenicës, kujton ndjenjat që përjetoi kur dëgjoi për...

Për një javë, 39 raste të vdekjes nga COVID-19 në Kosovë

Për një javë në Kosovë janë shënuar 39 raste të vdekjes, si pasojë e virusit COVID-19.Nga 58 vdekje sa ishte numri me datën 3...

Aktakuza, dëshmia në Hagë dhe tre qëndrime ndaj çështjes Thaçi

Bedri Islami Pas tronditjes së parë dhe qëndrimeve më shumë emocionale, çka ishte e natyrshme dhe e pritshme, tani vjen koha e qëndrimit serioz, të...

Ditëve në vazhdim pritet të ketë rritje më të theksuar të çmimit të derivateve

Çmimet e derivateve dita-ditës po shënojnë rritje. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani thotë se qytetarët tanë janë duke u shërbyer me...