19.3 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Berluskoni dhe Galiani synojnë ta ngjisin Monzën në elitën e futbollit italian

Shumëkush e cilësoi një kapriço të momentit blerjen e klubit të Monzës nga Silvio Berluskoni dhe faktin që Adriano Galiani pas shumë vitesh menaxhim në elitën e futbollit botëror, u ul të drejtonte një ekip në Serinë C.

Por duket se ata e kishin shumë seriozisht kur deklaruan se do të kthenin këtë ekip në majat e futbollit italian dhe tashmë kanë objektivin e qartë që të ngjiten në Serinë A me vetëm një vit tranzit në Serinë B, ku do të luajnë në edicionin e ardhshëm.

Këtë e ka konfirmuar sot vetë Galiani në një intervistë për mediat italiane, ku ka shpalosur projektin për të bërë Monzën një nga ekipet e elitës.

“Objektivi ynë i deklaruar është ngjitja, pastaj në sport objektivat mund të arrihen apo jo. Është e vështirë të thuash se si do të jetë Seria B, duhet të kuptojmë se kush do të bjerë nga Seria A dhe kush do të ngjitet nga Seria C. Por ne kemi blerë që tani Andrea Barberis nga Krotone, ideja jonë është që të sigurojmë 4-5 goditje të tjera dhe të ndërtojmë një formacion konkurrues”, shpjegoi Galiani.

Berluskoni dhe Galiani synojnë ta ngjisin Monzën në elitën e futbollit italian

Më Shumë

Kastrati: Hartimi i përbashkët i buxhetit është llogaridhënie dhe transparencë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar se përfshirja e qytetarëve në hartimin e buxhetit është thelbësore për forcimin e qeverisjes lokale,...

Rock and Blues Festival javën e ardhshme në Prizren

Edicioni i tretë i Festivalit Rock and Blues 2025 do të zhvillohet më 11, 12 dhe 13 korrik në Prizren, duke sjellë një përzgjedhje...

Lajmet e Fundit