3.9 C
Prizren
E mërkurë, 21 Tetor, 2020

Çka po ndodh me pronat e Kosovës në ish-Jugosllavi?

Republika e Kosovës vazhdon të mos ketë qasje në 99 pronat e ndërmarrjeve shoqërore që gjenden në Republikën e Serbisë. Përveç identifikimit të tyre dhe vendndodhjes së aseteve, Prishtina zyrtare nuk ka informacione nëse këto prona shfrytëzohen apo cila është gjendja e tyre, thonë zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Në Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), thuhet se, “autoriteti administrative i Agjencisë vlen për të gjitha pronat e ndërmarrjeve, përfshirë edhe pronat jashtë Kosovës”.

Në pronat që gjenden në territorin e Serbisë, AKP-ja nuk kanë fare qasje, siç thonë në përgjigje, kjo duke pasur parasysh raportet e përgjithshme me Serbinë.

Zgjidhja e këtij problemi duhet të kërkohet në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në negociatat që po zhvillohen në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, thonë profesorët e ekonomisë, Muhamet Sadiku dhe Musa Limani, pikërisht tashmë kur Serbia po pretendon se ka prona në territorin e Kosovës.

“Duke pasur parasysh, se në atë botë shumë ndërmarrje shoqërore i kanë hapur përfaqësitë e veta duke financuar ato prona, që tashmë tërësisht kanë mbetur në Serbi. Është bërë problematike qëndrimi refuzues i Serbisë sepse Serbia gjithnjë kishte pretendime se kinse është pronare e ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, e kjo aspak nuk është e vërtet”, tha Sadiku.

Edhe profesori tjetër i ekonomisë, Musa Limani, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thekson se Kosova duhet të krijojë një komision të veçantë ekspertësh, në mënyrë që në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, të paraqesë argumente për pronësinë e pronave që gjenden në Serbi.

Ai dyshon se Serbia tashmë në mënyrë të paligjshme ka përvetësuar disa nga asetet e ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës.

“Serbia i ka përvetësuar repartet tona (të Kosovës), i ka bërë si të vetat. Disa i ka shitur. Ndërmarrja ‘Jatex’ ka pasur pronë në Serbi, por kjo e fundit e ka shitur dhe nuk ka dhënë asnjë llogari. Kosova duhet të formojë një komision të veçantë ekspertësh, pasi Serbia në negociata po merr me vete ekipe të tëra ekspertësh, dhe me gjëra të pavërteta mundohen ta bindin faktorin ndërkombëtar për pronat në Kosovë”, thekson Limani.

Ndërmarrja shoqërore “Jatex” nga Gjakova, ka 31 objekte afariste në republikat e Ish-Jugosllavisë. Kurse vetëm në territorin e Serbisë gjenden 24 objekte shitëse.

Muhamet Sadiku, ndërkaq e konsideron situatë të përshtatshme fokusimin e kësaj çështjeje në Bruksel.

“Kosova e ka një dispozicion të qartë edhe në diskutimet në dialogun që po zhvillohet me Serbinë, Kosova ka të drejtë që t’i kërkojë pronat e veta. Në realitet është një padrejtësi e madhe edhe ndërkombëtare, që Kosova është përjashtuar nga procesi i suksesionit. Suksesioni gjithsesi duhet të ndodhë mes Kosovës dhe Serbisë për t’i qartësuar definitivisht faturat që pretendohet dhe nuk janë të qarta”, thekson Sadiku.

Në takimin në nivel ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë që është mbajtur nga mesi i muajit shtator në Bruksel, është diskutuar për “pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore”.

Borko Stefanoviq, i cili ka qenë shef i ekipit negociator i Qeverisë së mëhershme të Serbisë, në dialog më Kosovën dhe aktualisht nënkryetar i subjektit opozitar serb Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, më herët ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se “pala e Serbisë mund të insistojë për disa prona të pretenduara”.

“Beogradi, mund të insistojë për ndërmarrjet e mëdha, për minierat, fabrikat, në të cilat Republika e Serbisë ka investuar ose përmes kredive të cilat Republika e Serbisë i ka kthyer apo është duke i kthyer ende në emër të Kosovës”, ka thënë Stefanoviq.

Përveç pronave në Serbi, Kosova llogaritë se ka edhe 64 asete të tjera në vendet e ish-Jugosllavisë.

Sipas të dhënave që ka Agjencia Kosovare e Privatizimit, Kosova ka në evidencën e saj 163 prona nëpër shtetet e dala nga ish-Jugosllavia, pasuri e ndërmarrjeve shoqërore të Republikës së Kosovës, thonë zyrtarë të AKP-së. Agjencia ka vështirësi në procesin e identifikimit të gjitha aseteve të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës jashtë territorit të Kosovës në ish-Jugosllavi.

35 prona në Mal të Zi

Në Republikën e Malit të Zi ka transformim dhe ndërrim të titullarit juridik të pronës në mënyra të kundërligjshme, thonë në AKP. Rasti më eklatant, sipas kësaj Agjencie, është prona e ndërmarrjes shoqërore “Rekreaturs Prishtina” e zëvendësuar me “Rekreaturs Budva”, dhe shumica e këtyre pronave janë jashtë kontrollit faktit të AKP-së dhe autoritetit të likuidimit të ndërmarrjeve të Kosovës.

Kurse, një pjesë e vogël e tyre evidentohet ne emër të ndërmarrjeve shoqërore në regjistrat pronësore, ndërsa për një kategori të caktuar, AKP-ja është duke ndjekur procedurat gjyqësore nëpër gjykata dhe organet administrative.

15 prona në Bosnjë Hercegovinë

Në këtë shtet Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk ka qasje, për shkak siç thuhet, të kufizimeve të lirisë së qarkullimit atje.

Megjithatë, AKP-ja për disa prona që ka dëshmi dhe informacione, ka angazhuar një avokat i cili kryen veprime të kufizuar dhe me autorizime specifike për tri asete të ndërmarrjeve shoqëror. Vlen të ceket se në qytetin Zenica të Bosnjë Hercegovinës, është një aset i ndërmarrjes shoqërore “Jatex” në shfrytëzim, por shumica janë jashtë kontrollit administrativ të AKP-së.

Tetë asete në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është autorizuar një ofrues shërbimesh për identifikim dhe sigurimin e dokumentacionit administrativ dhe pronësor të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës.

Pesë prona në Kroaci

Në Kroaci nuk ka ndonjë veprim specifik rreth këtyre pronave.

Një pronë në Slloveni

Në këtë shtet nuk ka informacione për statusin dhe gjendjen e pronës.

Procesi i privatizimit ka filluar rreth 17 vjet më parë nga ish-Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM), që u pasua më vonë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Deri më tani nuk është privatizuar ndonjë ndërmarrje jashtë territorit të Kosovës, por zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, thonë se AKP-ja, bashkë me përfaqësues të qeverisë dhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore të Kosovës, janë angazhuar në bisedime e vizita direkte në shtete fqinje. Dhe për këtë janë krijuar edhe grupe punuese për të evidentuar asetet e mbetura dhe për të gjetur zgjidhjen, që është kthimi i tyre te pronari i vërtetë- shteti i Kosovës, ashtu siç përcaktohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. /REL/

- Advertisement -

Më Shumë

Haskuka e Berisha përplasen mes vete

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe zëvendësministëri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zafir Berisha janë përlasur mes vete në rrjetin social Facebook. Haskuka e...

Ekspozitë e piktorëve nga Maqedonia e Veriut hapet nesër në Hamanin e Prizrenit

Piktorët Dibran, Adem Sulejmanoski dhe Driton Bocku do të ekspozojnë pikturat e tyre në Hamamin e Prizren.Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren, përmes...

Seks para apo pas ndeshjes, kështu u përgjigj ylli i Kosovës

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës dhe klubit francez Reims, Valon Berisha ka zbuluar disa detaje interesante rreth jetës së tij, shkruan Insporti.com. Mesfushori i Berishës...

Deputeti zhvishet në Parlament për ta kundërshtuar Qeverinë

Një politikan opozitar në Meksikë, ka gjetur një mënyrë unike për të ironizuar korrupsionin në vend. Ai ka zgjedhur të zhvishet në mes të seancës...

Disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas-Sqarimi nga Trusti për 10 përqindëshin, vizita e Lajçakut, deklaratat e Thaçit, Osmanit e Mustafës

Në javën që lamë pas janë shënuar disa ngjarje. Miratimi i Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike në Kuvendin e Kosovës është bërë të hënën më...

Në Prizren 6 raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Komunën e Prizrenit janë konfirmuar 6...

Mediet gjermane: Rashica në janar kalon te kjo skuadër

Milot Rashica ishte afër transferimit te Bayer Leverkusen në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, në formulën e huazimit. Rashica isthe gati t’i...

Qeverisë i kërkohet ndryshimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, bizneset presin programe të veçanta

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) e sheh si të vonuar votimin në lexim të parë të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, raporton Ekonomia Online. Kryetari i...

Muharremaj: Vazhdojnë punimet e infrastrukturës në Sallagrazhdë

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka vizituar Sallagrazhdën, ku nga afër ka parë punimet që po vazhdojnë sa i përket rregullimit të infrastrukturës në...

Ministrja Dumoshi në FemArt: Aty ku menaxhojnë gratë, sukseset janë më të mëdha

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi mori pjesë në publikimin e raportit “Drejt solidaritetit dhe bashkëpunimit – Analizë mbi përfaqësimin e grave...

Haxhi Avdyli kërkon arrestimin e Ramush dhe Nasim Haradinajt

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar për privatizimet e tokave me çmime prej 1 deri në 3 euro,...

Kosova kthehet nga Athina me një pikë

Kosova ka marr barazim në Athinë kundër Greqisë, duke e mbyllur takimin me rezultat 1-0. Ndeshja e vlefshme për grupin 3 në Ligën C, e...

Gruaja sulmohet fizikisht nga bashkëshorti në Gjonaj të Hasit

Një grua është sulmuar fizikisht në Gjonaj të Hasit. Ajo ka pësuar lëndime trupore. “Viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti...

Kush nuk u jep dorën grave, nuk mund të marrë nënshtetësinë!

Ky është vendimi i Gjykatës Administrative të landit Baden-Württemberg në Mannheim. Fjala është për një libanez 40-vjeçar, i cili jeton në Gjermani që nga...

Lajm i keq nga kufiri: Mërgimtarëve nga Kosova po ia kthejnë specat për turshi autoritetet

Shumë mërgimtarë nga shumë vende të Evropës kanë ardhur të vizitojnë Kosovën. Muaji tetor ishte muaji që kishte numër të madh të diasporës shqiptare...

Zemaj: Nga 1,028 testime në 24 orët e fundit pozitivë me COVID-19 janë 148

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se janë kryer 1,028 teste për COVID-19 dhe nga to, 148 kanë rezultuar pozitivë. Ai njofton se asnjë...

Lajmet e Fundit

33 vjeçari nga Suhareka është diagnostifikuar me leukemi akute, familjarët kërkojnë ndihmën tuaj

Valon Gashi nga fshati Reshtan i Komunës së Suharekës është diagnostifikuar me Leukemi Akute (AML). Trajtimi i tij kushton 150 mijë euro dhe në mungesë...

Policia hungareze arreston shoferin e autobusit nga Kosova, i gjen drogë në specat e kosovarëve

Kjo sasi e drogës, ishte fshehur brenda thasëve të specave. Policia hungareze, arreston shoferin e autobusit nga Kosova. Janë tregjet e vendit, ku rëndom qytetarët,...

Burdushi ia kërkon shtetit 10 milionë euro dëmshpërblim

Hysri Peqani, ka dorëzuar një kërkesë në KGJK, dhe ka paditur një person për dëshmi të rrejshme. Kërkesat e tij për kompensim, prekin milionat. E këtë...

Haskuka merr mbështetjen e shefit të BE-së për projekte zhvillimore

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot ka pritur në takim zyrtar shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/ Përfaqësuesin...

“Ismaili nuk po shkruan më”, thotë Helena Kadare

Shkrimtarja Helena Kadare rrëfen hollësi rreth librave dedikuar femrës shqiptare. Helena flet për marrëdhënien e bukur dhe të vështirë jetuar me Kadarenë. “Ismaili, aktualisht, nuk...