15.7 C
Prizren
E mërkurë, 28 Tetor, 2020

Çmimet e sigurimeve të automjeteve janë ngritur për 19.7 për qind

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit për muajin gusht të këtij viti.

Sipas ASK-së, inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.1% në muajin gusht 2020.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.1% në muajin gusht 2020, krahasuar me muajin korrik 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.5%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1.6%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (2.5%)-(ngritje e çmimeve të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇK. Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-2.5%); perime (-1.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.1) për qind në IHÇK. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin gusht 2020 me muajin gusht 2019 ishte (-0.5%). Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej (-0.5%) në muajin gusht 2020, krahasuar me muajin gusht 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (-3.2%); perime (-3.7%); pije alkoolike (-1.2%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-1.1%)-(rënie e çmimeve të drunjve për ngrohje), enë qelqi, takëme dhe enë shtëpiake (-3.1%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-14.0%)-(rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), pajisjet audio-vizuale, fotografike për përpunimin e informatave (-1.4%); pushime të organizuara (-5.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.6%) në IHÇK”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

ASK thotë se ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it si bukë dhe drithëra 2.6%; mish 1.0%; pemë 3.9%; sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira 4.1%; kafe, çaj dhe kakao 2.1%; ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet 1.7%; duhan 2.2%; produkte mjekësore aparaturë dhe pajisje 4.8%; shërbime ambulatore 5.5%; blerje e automjeteve 0.8%; shërbime hoteliere 2.4%; sigurime 19.7%-(ngritje e çmimeve të sigurimeve të automjeteve), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.1 për qind në IHÇK.

- Advertisement -

Më Shumë

Prezentohen bukuritë e Brezovicës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, si duket po relaksohet këtë të dielë në Brezovicë. Ai me mëngjes ka publikuar një video nga ky vend i...

Prizren, vijnë në jetë 49 fëmijë

Në Spitalin Rajonal të Prizrenit, gjatë gjashtë ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 49 fëmijë. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit, ka bërë të ditur...

Aksident në Prizren, goditet një këmbësor

Një person me veturë nga pakujdesia ka goditur një këmbësor në fshatin Medvec, në Prizren. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të...

Ekonomia e gjuhës

Shkruan: Prof. Gani Rudaj Me problemet e Gjuhësisë së Përgjithshme janë marrë shumë studiues. Këtu duhet të përmend F. dë Sosyrin, Roman Jakobsonin, Andre Martine,...

Albin Kurti del pozitiv me COVID-19

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë pozitiv me koronavirus. “Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës, parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje...

Superndeshja ManUTD-Chelsea sot në Premierligë

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen super ndeshje, në ligat më të mira evropiane. Një nga ndeshjet mjaft interesante pritet të jetë edhe ajo...

Prizren: Dëgjohet CD-ja e propozuar nga pala e dëmtuar në rastin ku i akuzuar është deputeti Adem Hoxha

Në Gjykatën Themelore në Prizren, ka vazhduar seanca e shqyrtimit kryesor ndaj Adem Hoxhës, deputet i Kuvendit të Kosovës, i cili akuzohet për sulm...

Analistët thonë se PDK do ta merr postin e presidentit dhe do të evitohen zgjedhjet

Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka mohuar qe si opsion i saj është edhe shkuarja në zgjedhje, por për njohësit e çështjeve politike...

Limaj për vjedhjen në Thesar: Mos të ngutemi, le të merret hetuesia me rastin (VIDEO)

Kryetari i Nisma Sociale Demokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk duhet dhënë ngjyrime partiake rastit të fundit të bartjes së dy milionë eurove...

Brenda një ditë shqiptohen 1 mijë e 222 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

Brenda një dite Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 222 gjoba për mos respektim të masave antiCOVID të vendosura nga institucionet shëndetësore. Po...

Specialja deklarohet për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit

Prokuroria ua ngriti aktakuzën me 24 prill. E gjyqtarit të procedurës paraprake nga Haga, i kanë mbetur vetëm edhe tre ditë nga afati gjashtë mujor...

Gjendet mjet i pashpërthyer në Goruzhup të Hasit

Është gjetur një mjet i dyshuar i pashpërthyer në fshatin Goruzhup të Hasit. EOD i FSK-së. Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e...

Parisi tërheq ambasadorin nga Ankaraja

Ky ishte reagimi diplomatik francez pas një sulmi verbal të presidentit Erdogan ndaj presidentit francez, që e akuzoi Macron për armiqësi ndaj islamit dhe...

Turqia nis hetimet ndaj revistës “Charlie Hebdo”, pas publikimit të karikaturës së Erdoganit

Drejtoria Turke për Komunikim tha të mërkurën se autoritetet e Turqisë do t’i marrin të gjitha masat diplomatike dhe ligjore që janë të nevojshme...

Prizreni me 8 raste të reja me coronavirus

Në komunën e Prizrenit të premten janë shënuar 8 raste të reja me coronavirus. Kjo u bë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike...

Jakup Krasniqi: Dy të arratisurit që i morën 2 milionët e Thesarit anëtarë të NISMA’s

Kosova këto ditë është tronditur nga lajmi se një punëtor i Thesarit të Kosovës me iniciale L.G. dyshohet se, përmes katër transaksioneve të ndryshme,...

Lajmet e Fundit

Atraksion: Gurra e Poslishtës

Gojëdhënat për lokacionin janë të shumta. Nga to e deri tash, Gurra e Poslishtës është një nga pikat më atraktive të këtij fshati. Përveç që konsiderohet...

Vaksinë mund të ketë në dhjetor, por maskat dhe distanca mbeten

Komisioni Evropian (KE) ka ndarë njëqind milion euro për zhvillimin e testeve të shpejta për koronavirusin, ka thënë presidentja e KE-së, Ursula von der...

Një dashuri e re në horizont, Adele në lidhje me reperin e famshëm britanik

Nuk është thashethemë: ka një njeri të ri në jetën e Adele. Ylli i popit, 32 vjeç, është në takim me reperin dhe kolegun britanik...

Ballkani arratiset në kreun e tabelës

Skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani, vazhdon të mbetet lider i padiskutueshëm i renditjes tabelare edhe pas xhiros së nëntë të kampionatit. Sot, skuadra nga...

Haskuka e Hajdari vizituan Qendrën për Shërbime të Integruara

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës Osman Hajdari, sot kanë vizituar Qendrën për Shërbime të Integruara (QSHI)...