16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Cufa doli në magjistrale dhe magjistroi

Prof.dr. Sabahajdin Cena

RRËFIME NGA
“LUGU I GJERAQINËS”

Cufë Beqa i Vajmedetit kish’ pas dijt me u grah veç kuajve e buallicave. Nuk ja dijke hallin fukarallëkit, nuk ish’ fukara veç për mall, por edhe për mend.

Kur u hyni në modë gyrbeti, kushërinjt ia prunë një bicikletë nga Sllovenia, “Slloveniasport” mo. Dhe për çdo ditë Cufa me bicikletë për të ushtruar dilte edhe në magjistrale, nuk i mjaftonte sokaku i tij, por dilte edhe në magjistrale.

Çka me pa një ditë, nuk dijti për ta ndalur bicikletën dhe prej sokakut doli në magjistrale e përpplaset për një kamion e nuk u kthye më në shtëpi, por e çuan drejt e në spital.

Si u hap lajmi, erdhën fqinjtë edhe e pyesnin Kadënshahën:
– Shka u bo me Cufën, moj?
– E, Cufa, Cufa magjistroi.
– Qysh, moj Kadë?
– Sa ja prunë qat bicikëll, filloi me u shetit nëpër sokak dhe atë ditë u fërfllu në rrugën magjistrale dhe magjistroi.
MASANDEJ E ÇUN NË PRIZREN, NË SPITAL, E SA DOKTORA E RRETHUN, NASHTA EDHE DOKTORON.

Më Shumë

PDK propozon datën e zgjedhjeve të parakohshme

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së, ka folur për zgjedhjet e parakohshme. Në fjalën e tij, Tahiri ka treguar se PDK e...

243 drunj në nderim të 243 të vrarëve në Krushë të Madhe

Shpimi i tokës duket jo i lehtë. Megjithatë në të po vendoset një dru dekorativ. Në parkun para shkollës fillore “Bajram Curri” në Krushë të Madhe...

Lajmet e Fundit