14.3 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2020

Dënohet i akuzuari që pranoi se kishte sulmuar dy infermierë në QMF-në e Dragashit

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, të enjten, e ka dënuar me tre muaj burgim me kusht të akuzuarin për sulm ndaj personit zyrtar, Azem Xhema.

Mirëpo, dënimi ndaj tij nuk do të ekzekutohet në afatin verifikues prej një viti, nëse i akuzuari gjatë kësaj kohe nuk kryen vepër tjetër penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimin ndaj tij e ka shpallur gjyqtari i çështjes Bekri Vehapi, pasi që i akuzuari e ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet.

Gjyqtari Vehapi, e ka obliguar të pandehurin edhe me shpenzimet procedurale dhe atë 20 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 30 euro në emër të viktimave të krimit.

Në seancën fillestare të së enjtes, i akuzuari ka thënë se e pranon fajësinë, duke premtuar se në të ardhmen nuk do të përsëris veprime të ngjashme.

“Me vjen keq për atë që ka ndodhur. Nuk do të përsëritet më .E pranoj fajin me vullnet dhe me vet dëshirë, kërkoj nga gjykata që të marrë parasysh gjendjen time ekonomike dhe të gjitha rrethanat lehtësuese”, ka thënë ai.

Pranimin e fajësisë nuk e ka kundërshtuar as prokurori Beqë Shala, pasi që siç ka thënë ai, i njëjti është bërë me vullnet dhe është në përputhje me provat me të cilat mbështetet aktakuza.

Sipas aktakuzës së ngritur me 31 korrik 2019, nga Prokuroria Themelore në Prizren, Azem Xhema akuzohet se më 19 korrik 2019, në orën 17:00, në ambientin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Dragash, me dashje sulmon fizikisht personat zyrtarë, konkretisht infermierët Mervan Salihun dhe Muhamed  Hulaj, të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se rasti ka ndodhur në atë mënyrë që derisa bashkëshortja e të pandehurit ishte duke marrë trajtim mjekësor, i pandehuri del në korridor duke bërtitur në prezencë të pacientëve, ku në atë moment i dëmtuari Mervan Salihu ia tërheq vërejtjen që të jetë më i qetë për shkak se ka pacientë tjerë, pastaj reagon edhe i dëmtuari Muhamed Hulaj.

Gjithnjë sipas aktakuzë, i akuzuari duke mos përfillur vërejtjen e personave zyrtarë, e kap për fyti me dy duar të dëmtuarin Hulaj, e pastaj e godet me grusht në pjesën e kokës të dëmtuarin Salihu.

Me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”, e paraparë në nenin 402, paragrafi 1, e Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi

- Advertisement -

Më Shumë

Kosova planifikon ta kalojë krizën e pandemisë me grante dhe borxhe

Rreth 400 milionë euro me pak mund të ketë buxheti i Kosovës këtë vit, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga sëmundja COVID-19. Qeveria e...

Remitencat mund të bien në nivelin e krizës ekonomike të vitit 2009

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka parashikuar rënie të të ardhurave dytësore në ekonominë e Kosovës, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga sëmundja...

Muzeu Historik fton familjet të paraqesin trashëgiminë e tyre kulturore

Janë të shumta familjet shqiptare që ruajnë me fanatizëm objekte të trashëgimisë materiale, si veshje popullore, qëndisma, bizhuteri, orendi shtëpiake, vegla pune etj. Duke u...

Ministrja Dumoshi nënshkroi memorandume me nëntë federata

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka nënshkruar sot memorandume bashkëpunimi me nëntë federata, konkretisht me Federatën e Atletikës së Kosovës, Federatën e...

Limaj: Presidenti s’ka të drejtë ta shpërbëjë Kuvendin, mund të jemi pjesë e Qeverisë gjithëpërfshirëse

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kërkuar nga presidenti që të respektojë në çdo pikë Kushtetutën e vendit, raporton Ekonomia Online. Limaj pas takimit...

MAShTI: Video-ligjëratat do të transmetohen edhe gjatë festave zyrtare

Ministria e Arsimit ka njoftuar se video-ligjëratat për mësim në distancë, që po transmetohen në televizionin publik, do të transmetohen sipas orarit që është...

Familja e 70-vjeçares nga Korisha që vdiq sot dyshon se ajo nuk ishte e prekur me koronavirus

Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha dhe infektologu Sali Ahmeti, kanë folur për dy personat që vdiqën sot si pasojë e koronavirusit,...

Dezinfektohet Korisha e Prizrenit

Një ditë pas vdekjes së një gruaje në fshatin Korishë të Prizrenit janë dezinfektuar rrugët dhe trotuaret e fshatit. Lajmin e ka bërë me dije...

Kërcënim përmes telefonit, arrestohet një person në Prizren

  Një person është kërcënuar përmes telefonit në Prizren. Viktima ka lajmëruar rastin në polici. I dyshuari është arrestuar . “Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e...

Muharremaj: Qytetari i Suharekës u infektua me COVID-19 në Malishevë

Ditë më parë i prekuri i vetëm nga Suhareka me coronavirus ishte shëruar plotësisht duke larguar këtë komunë nga lista e atyre që kanë...

Kryeministri irlandez i rikthehet punës si mjek për të ndihmuar gjatë krizës së koronavirusit

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, është rikthyer në praktiken mjekësore dhe do të punojë në një turn gjatë javës, gjatë kohës së koronavirusit, ka...

ZYRTARE: Bayern blindon yllin e skuadrës dhe e kthen në “flamur” bavarez

Thomas Muller është zyrtarisht flamur te Bayern Munchen. Sulmuesi ka nënshkruar sot kontratën e re, gjë që pritej pas bisedimeve për rinovimin e marrëveshjes....

Shitësit e fidanëve në Krushë të Madhe konfirmohen me koronavirus, kërkohet që blerësit të paraqiten në QKMF

Kryetari i Këshillit të fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti, ka njoftuar qytetarët se dy shitës të fidanëve në Malishevë kanë rezultuar pozitivë për...

Kurti telefonon familjen e 70 vjeçares nga Korisha, iu shpreh ngushëllime

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka telefonuar familjarët e dy viktimave të shënuara sot nga virusi Corona për t’u shprehur ngushëllimet. Kjo u bë e...

Besnik Bislimi tregon se si dhe kush mund të përfitojë nga pakoja e emergjencës

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, ka treguar se kush dhe si mund të jetë përfitues i kësaj pakoje. Qeveria e Kosovës...

Temperaturat në javën e ardhshme do të shkojnë deri në 20 gradë celsius

Dita e hënë do të vijoj me mot të vranët dhe vende–vende me riga lokale shiu. Gjatë ditës parashihet të ketë intervale me diell. Nga dita...

Lajmet e Fundit

New York-u varrezë të përkohshme pas tejmbushjes së morgjeve

Viktimat e koronavirusit rreth e qark NewYork-ut mund të varrosen përkohësisht në ishullin Hart ndërsa morgjet e qytetit tejmbushen. Epiqendra e koronavirusit në Amerikë është...

PDK e kërkon një pako emergjente 320 milionëshe, kërkon që seanca të mbahet më 14 prill

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar qasjen e qeverisë për ndarjen e Pakos Emergjente. Ai ka thënë se kjo parti...

Toni Braxton rikthehet në skenën muzikore me shumë risi

Këngëtarja e famshme amerikane, Toni Braxton, e ka lansuar këngën e re me titull “Do It” si dhe ka nënshkruar kontratë incizuese me kompaninë,...

Je në karantinë, a në injorancën që vetë e zgjodhe?

Letërsia i shërben shoqërisë, sepse ndihmon që kushdo të kuptojë më mirë, veten dhe universin ku i ka rënë për pjesë të jetojë. Shkrimtarët...

Shtyhet përsëri starti i sezonit në Moto GP

Spanja është vendi i dytë në botë me përhapjen e Covid-19 pas SHBA me mbi 140 mijë njerëz të infektuar dhe i dyti edhe...
Do NOT follow this link or you will be banned from the site!