24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Deputeti i VV’së: Pas kësaj deklarate, Driton Selmanaj s’meriton të jetë as qytetar i Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanajt, shkruan Gazeta Express.

Kur gazetari Parim Olluri në emisionin “Pressing” në T7 ka thënë se “Saranda Bogujevci është e mbijetuar e një masakre”, Selmanaj ia ka kthyer duke thënë ” “Jemi lodhur me këso gjëra” .

“Driton Selmanaj pas deklaratës së sotme në T7, nuk e meriton të jetë as qytetar i Kosovës. Lëre më zv.Kryeministër. Kaloi çdo kufi të arsyjes”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu

“Pra janë lodhur nga thirrjet e të mbijetuarve teksa kërkojnë për vite radhazi drejtësi. Janë lodhur nga zëri i nënave dhe nga lotët në sytë e tyre teksa i kërkojnë trupat e më të dashurve të tyre! Kjo Qeveri që nuk lodhet vetëm nga kërkesat e Vuqiqit e pazaret kundër Kosovës, duhet të largohet sa më parë. Më turp nuk ka”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Më Shumë

Dështon sërish konstituimi i legjislaturës së nëntë

Për herë të 37-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi...

Gjonaj, aksion për dhurim vullnetar të gjakut në kuadër të Javës së Dëshmorëve të Hasit

Me rastin e “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, në organizim të rinisë hasjane dhe në bashkëpunim me degën e OVL-së së UÇK-së, për të...

Lajmet e Fundit