2.4 C
Prizren
E shtunë, 15 Shkurt, 2025

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Angleze

23 prilli është dita Ndërkombëtare e Gjuhës Angleze.

Gjuha angleze apo anglishtja është gjuhë e përmasave botërore si dhe gjuha dominuese në Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Irlandë, Australi, Zelandën e Re e një numër vendesh tjera. Përgjithësisht përdoret si gjuhë e dytë dhe si gjuhë zyrtare në shumë shtete të botës. Është gjuha që mësohet dhe kuptohet më së shumti në botë, shpesh e njohur me epitetin “gjuha e tregtisë, arsimit, shkencës dhe diplomacisë”.

Anglishtja i takon familjes së gjuhëve indo-evropiane dhe degës së gjuhëve gjermanike. Rrjedh nga gjuha e vjetër e anglo-saksonëve, paraardhësve të anglezëve, që u dyndën në Gadishullin Britanik në mesjetën e hershme. Mirëpo gjatë historisë është ndikuar nga një numër i madh i fjalëve latine e frënge dhe është thjeshtuar në gramatikë duke dalluar nga gjuhët e tjera gjermanike që flitet në Evropën kontinentale.

Më Shumë

Malisheva kalon në çerekfinale të Kupës

Malisheva siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës, duke mposhtur Dinamo Ferizajn 2-0 në udhëtim. Golat e fitores u shënuan nga Arlind Veliu...

Këngëtari që performoi natën kritke në “Kobra City”: Jemi futur në tualet dhe nga paniku kemi qëndruar aty

Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është dëgjuar dëshmia e dëshmitarit Tafil Kurtishi, i cili natën kritike të 3 janarit...

Lajmet e Fundit