Klara Sefaj përfundon e 49-ta në EYOF Bakuriani 2025

Skitarja e Kosovës, Klara Sefaj, ka përfunduar garën në disiplinën e sllallomit të madh në Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të Rinj (EYOF) “Bakuriani 2025”, duke u renditur e 49-ta nga 75 garuese.

Pas dy lëshimeve, Sefaj arriti të përmbyllë garën me sukses, ndërsa 24 skitare nuk arritën ta përfundonin një nga lëshimet. Për të, kjo garë shërben si një hap i rëndësishëm në rrugën drejt përvojës ndërkombëtare, përcjell PrizrenPress.

“Ashtu si për Andi Pupovcin që garoi dje, edhe për Klaran, EYOF-i dimëror, që vlerësohet më i forti në kontinent për grupmoshat e reja, do të shërbejë për të marrë përvojë për gara të ardhshme ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Të dy skitarët kosovarë do të garojnë edhe në disiplinën e sllallomit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

Prizren: Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde, një tjetër në arrati

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa një person...

Lajmet e Fundit