16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Drejtësia nuk ka fotografi

Muhamet Mavraj

Varësisht se në cilën parcelë të planetit
T’i kanë shkërmoçur fëlçitë
T’i kanë çmontuar brinjtë
Të kanë tretur në acid
Apo kafkën ta kanë bërë llampadarë
Dhe bashkë më të u tërhoqën në atë vrimën e minit

Ke fajin e vetëm që s’je si ata
Drejtësia kurrë s’ka pas fotografi

Varësisht se çfarë feje ndoqi gruaja jote
Se në cilin varr masiv ka njërën këmbë
Ta kanë bërë hi
E nga hiri sapun për fytyrën e humbur të Alfredit
Dhe bashkë më të u tërhoqën në atë zgavrën e dhelprës

Mos u ligshto Luftëtar i Dritës
Drejtësia kurrë s’ka pas fotografi

Varësisht se çfarë ngjyre ke ti çifti i ri
Të kanë la me tush gazi
T’i kanë zgjidhë dhëmbët
T’i kanë nxjerrë flokët
T’i kanë vjedhë unazat e martesës
Dhe bashkë më to u tërhoqën në atë zgavrën e bunkerit

Mos u ligshto Luftëtar i Dritës
Drejtësia kurrë s’ka pas fotografi

Vitet ngjeshen si fishekë plumbash
Dekadat palohen si kuti bombash
Mileniumi zgërdhihet me të qeshura atomike
Çmenden, plaken a vdesin dëshmitarët
Vejushat shqyejnë rrobat, grrithin fytyrën a hidhen nga shkëmbijtë
bijtë e gjahtarëve duan t’u ngjajnë etërve
mohuesit e gjenocidit marrin Nobelin për Paqen
duro,

Luftëtar i Dritës
E njohim trakullimën e këtij soji të çekanit
Drejtësia kurrë s’ka pas fotografi

Se
Fajet i kanë gratë dhe fëmijët
Civilët e ngujuar në faltore me kokë në duar
kolonat e refugjatëve
Të sëmurët që operohen pa anestezion
Mjekët e bombarduar
Karrocieri që shtyn bukën e gojës në pazar
Ndërsa nënës ia shpie kokën e vet të prerë

Pa panik

Nuk u dridh planeti, e njohim këtë tingullore
Sapo ra çekani i monstrës
Drejtësia kurrë s’ka pas fotografi

Luftëtar i Dritës
Mos u ligshto
Ti ke pas, ke dhe do të kesh gjithmonë diçka
që ata nuk dinë as ta ëndërrojnë:
Dinjitet

15.12.2019

Më Shumë

‘O do të flasësh, o do të vdesësh’- Dëshmia tronditëse e ish-partizanit: Kapiteni dhe nëntogeri më torturonin

Antifashistët që ishin burgosur në Itali në rrethana të ndryshme, por që u liruan nga anglo-amerikanët në vitin 1943, pas largimit të misionit amerikan...

Kosovarët me rreth 5 miliardë euro kredi

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se vlera e kredive bruto të kosovarëve për muajin shkurt nëpër banka është 4.95 miliardë euro. Në...

Lajmet e Fundit