3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Dy të paraburgosur për falsifikim parash në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, ndaj të pandehurve me iniciale F.L. nga fshati Pogragj, Komuna e Gjilanit dhe SH.L. nga Gjakova.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të falsifikimit të parasë në tentativë nga neni 296 par. 1 lidhur me nenet 28 dhe 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 20.01.2020, dhe do të zgjasë deri më datën 19.02.2020.

“Në periudhën kohore prej tetorit të vitit 2019 e deri më datën 20.01.2010 në fshatin Hoqë të Prizrenit tentojnë të prodhojnë para të falsifikuara të valutës 50 dollarë amerikane me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta në atë mënyrë që përgatisin pajisjet fotokopje, printer dhe skaner si dhe letrën A4 të cilësisë së lartë për printim të valutës 4×50 dollarë dhe vlera e 7 paketave të letrës të cilat janë përgatitur për printim dhe kishin arritur shumën prej 700.000 dollar amerikan të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Malishevë: Arrestohet një person për sulm seksual

Një person është arrestuar nga policia në Malishevë. Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër. Rasti është raportuar të mërkuren, më 17 prill rreth...

Çitaku: Heroi Fadil Vata pati guxim ta ëndërroj lirinë

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë homazhe tek varri i heroit Fadil Vata me rastin e 34-vjetorit...

Lajmet e Fundit