16.2 C
Prizren
E diel, 12 Korrik, 2020

E shqyen certifikatën – Thotë se nuk është pjesëmarrës, por veteran!

Mahmut Qollopeku, pjesëtar i UÇK-së, e ka bërë copë-copë certifikatën, me të cilën është vërtetuar se ka marrë pjesë në luftën e fundit në Kosovë. Ky banor i komunës së Dragashit ndihet i revoltuar për këtë kategorizim dhe paralajmëron se çështjen do ta çojë deri në gjykatë.

“Nuk jam unë pjesëmarrës i luftës por jam veteran. Në luftë kam qenë, derisa nuk m’u paraqit zorra e verbër dhe, kur kam dalë nga spitali i Tiranës dhe kur jam rehabilituar tërësisht, gjithçka në Kosovë kishte marrë fund. Por, kur krisi lufta në Luginën e Preshevës, unë u inkuadrova edhe aty”, thotë për redaksinë tonë, Mahmut Qollopeku, duke na i treguar një mori dokumentesh, me të cilat vërteton qëndrimin e tij në spital, si dhe kohën kurë kishte ndodhur kjo peripeci e tij.

“Më e keqja është se, nuk donin të më jepnin leje për ta lëshuar kazermën, edhe pse iu tregoja për problemet shëndetësore. Ishte kuzhinieri, Mujadin Gashi, ai që më dha një leje, me të cilën shkova direkt në spital”, vazhdon rrëfimin e tij Mahmuti. Redaksia jonë ka kontaktuar edhe të apostrofuarin Gashi, nga i cili ka marrë pohimin se vërtetë i ka dhënë leje këtij ushtari.

“Ndonëse isha kuzhinier, me ta kuptuar hallin e Mahmutit, ia rregullova një leje që të mund të dilte nga kazerma. Sot jam krenar për këtë veprim që kam bërë sepse, në të kundërtën, Mahmutit mund t’i kushtonte me jetë qëndrimi i mëtejshëm në atë gjendje shëndetësore”, pohon Mujadin Gashi.
Mahmuti ka përmendur disa emra të komandantëve, për të cilët thotë se do t’i përmend edhe në padinë private që do ta parashtrojë në gjykatë.

“Nëse nuk mund ta bind komisionin përkatës se jam veteran, do t’i drejtohem gjykatës. Jo për gjë, por nuk lejoj që dikush të malverzojë me statusin tim, ndërkohë që, tashmë po dihet, se i kanë klasifikuar si veteranë njerëzit që fare nuk janë marrë me luftën”, thotë mes tjerash, Mahmut Qollopeku.

http://radio-sharri.info/

.

- Advertisement -

Më Shumë

Prizreni, i pari në “listën e zezë” (VIDEO)

Prizreni radhitet i treti në Kosovë sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19, njofton Klan Kosova. Por ky qytet është në krye edhe...

Haskuka: Në Prizren ka shumë më shumë raste se që janë raportuar

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, është ankuar për numrin e vogël të testimeve në këtë komunë që aktualisht janë 100 raste aktive – shifër...

Fetah Rudi po shpreson se Specialja e zbardh atentatin ndaj tij

Sfida e deputetit të LDK’së, Fetah Rudit, për të hyrë në Kuvendin e Kosovës, po vazhdon edhe pas shtatë muajsh prej kur është votuar...

Për dy ditë, 15 lindje në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, për dy ditët e fundit kanë ardhur në jetë 15 fëmijë, transmeton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e...

OVL UÇK sot organizon protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës organizon sot protesta në të gjitha qytetet e vendit tonë në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj...

Guardiola: Juventus? Së pari kemi punë me mbretërit e Ligës së Kampionëve

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur pas hedhjes së shortit të UEFA Champions League. Manchester City është në avantazh, pasi ndeshjen e parë...

Juventusi ndryshon ngjyrën e fanellës së dytë për sezonin e ardhshëm

Me përfundimin e sezonit aktual, tani fillojnë të zbulohen edhe uniformat e ekipeve për sezonin e ardhshëm, kjo edhe për faktin se duhet të...

Në Prizren të raportuara janë 100 raste aktive me COVID-19

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se për momentin në këtë komunë janë 100 raste aktive me virusin COVID-19. Haskuka tha se...

Qeveria do të adresojë rekomandimet e Kushtetueses rreth shfuqizimit të Ligjit për Paga

Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri në një konferencë për media tha se aty ku Kushtetuesja ka sugjeruar për korrigjim do të veprojnë në të gjitha kategoritë...

Pa zgjidhjen e liberalizimit të vizave, s’ka kuptim as vazhdimi i dialogut

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së pritet të rifillojë me 12 korrik. Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi, ka paralajmëruar...

Inspektorati i Malishevës njofton pronarët e lokaleve se nuk lejohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, sot edhe njëherë përmes mjeteve të informimit, ashtu sikur janë njoftuar edhe drejtpërdrejtë, i njofton publikisht të...

2,387 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë, deri më sot janë 2,387 raste aktive me Covid-19. Ndërsa nga rasti i parë i shfaqur më 13 mars deri tani janë konfirmuar...

Qyteti antik i jugut, ndërron emrin

Së shpejti, do të jetë Dimali. Propozimi pranë Bashkisë së Urës Vajgurore, për ndryshimin e emrit, që erdhi nga disa intelektualë të zonës, zë...

Aksident në Prizren, dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prizren Të përfshirë kanë qenë një automjet dhe një motoçikletë me drejtues një mashkull dhe në femër. “Si pasojë...

Donaldi jo vetëm që i nxorri sekretin Borës por tregon dhe ‘zënkën’ midis tyre

Ka mbi një vit që në media flitet për një lidhje mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt. Dyshja kishte preferuar mos ta bënte publike lidhjen,...

Ndahen mbi 1.8 milionë euro për kompensimin e bujqve

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që të ndajë mjete financiare ne vlerë 1 milion e...

Lajmet e Fundit

Balaj-Halimaj nesër shkon në Shqipëri, dakordohet për takimin e radhës të qeverive

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj do të zhvilloj nesër një vizitë zyrtare në Shqipëri. Më këtë rast ajo do të takoj homologun...

Qyteti antik i jugut, ndërron emrin

Së shpejti, do të jetë Dimali. Propozimi pranë Bashkisë së Urës Vajgurore, për ndryshimin e emrit, që erdhi nga disa intelektualë të zonës, zë...

Chelsea “pa frena”, ofron 100 milionë euro për yllin e Atletico Madrid

Chelsea pagoi 80 milion euro tek Athletic Bilbao verën e vitit 2018 dhe siguroi shërbimet e Kepa Arrizabalaga. Spanjolli u bë portieri më i...

Turisti britanik rrëzohet nga ballkoni dhe bie mbi një person, vdesin të dytë

Një shtetas i Britanisë ka vdekur në Spanjë pasi që kishte rënë nga ballkoni i një hoteli. Ai ka rënë përmbi një person tjetër duke...

Nëse vdes

Sahit F. Osmani N'perëndim të diellit e dua vdekjen Kur prapa e lë shk?lqimin e tij Trëndafilin e kuq maje kreshtave Që çdo perëndim me dashuri të vij. Do...